Shqiptarja.com – Starton për herë të parë “Etno Folk “, 5 netë rresht tek Amfiteatri i Liqenit!
Starton për herë të parë “Etno Folk “, 5 netë rresht tek Amfiteatri i Liqenit!
Për herë në historikun e Tiranës vjen një festival folklorik në natyrë. Festivali Etno Folk 2016 i organizuar nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit me drejtor koreografin Arjan Sukniqi dhe Bashkia Tiranës do të nis këtë të mërkurë në Amfiteatrin e Parkut të Madh te Liqeni.
Arjan Sukniqi rrëfen se do të marrin pjesë ansamble popullore dhe qytetarë nga Tirana, Dropulli, Skrapari, Lushnja, Tropoja, Berati, Elbasani, Gramshi, Cërriku, Korça, Vlora, Mati e Kosova. Bexhet Fezolli organizatori i grupit folklorik që vjen nga Gora e Korçës ndihet i gëzuar për pjesëmarrjen në festival
Festivali ETNOFOLK do të mbahet deri çdo mbrëmje në orën 18.oo te Amfiteatri i Liqenit të Tiranës deri më 2 tetor.
Ndërkohë punëtorët e bashkisë janë duke përgatitur skenën e këtij festivali dhe shihen vajzat e reja të veshura me kostumet tradicionale të Tiranës po zhvillojnë provat.
Organizatorët pohojnë se mbyllja e natës finale do të shoqërohet me atmosferë festive me fishekzjarrë për kënaqësinë e publikut.
Artikullin e plotë e gjeni në linku: http://shqiptarja.com/kulture/2730/starton-per-here-te-pare-39-etnofolk-39-5-net-rresht-tek-amfiteatri-i-liqenit-376997.html