
Sjellim në hyrje të qytetit një kopsht të vogël japonez!
Të frymëzuar nga natyra, rekreacioni, idetë novative aziatike, sjellim në hyrje të qytetit një kopsht të vogël japonez! Drejt përfundimit rikualifikimi urban i rrethrrotullimit me sipërfaqe 556 m2 në Sauk, i cili do të shndërrohet në një kopsht të gjelbër me bimësi të ulët dhe gurë masivë, duke mbajtur parasysh ruajtjen e ekuilibrit ekologjik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës!