Staf retreat në Përmet



Stafi i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit ndodhet në qytetin e bukur të Përmetit, në një retreat pune që ndërthur analizën e 6-mujorit të parë me planifikimin për muajt në vijim.
Mes natyrës së pasur dhe qetësisë që ofron kjo zonë, po reflektojmë mbi sfidat, arritjet dhe vizionin për një menaxhim sa më të qëndrueshëm të hapësirave të gjelbra.
Puna do të vazhdojë me përkushtim – për një Tiranë më të gjelbër, me kënde lojërash të sigurta, hapësira rekreative për të gjithë, mbjellje pemësh e lulesh, si dhe pastrim e mirëmbajtje të përditshme të çdo cepi të gjelbër.
