Sweden Alumni Network dhuroi 9 pemë shege!
Një vit pas mbjelljes së 7 manjolave, Sweden Alumni Network Albania rikthehet sërish në Parkun e Liqenit me 9 pemë shege! Përfaqësuesit e rrjetit profesional të drejtuar këtë vit nga Ardit Gabili zgjodhën që këtë fundjavë t'ia kushtojnë mbjelljes së pemëve në park, duke dhënë shembullin konkret në dobi të shëndetit dhe cilësisë së jetës për komunitetin! Faleminderit SANA, që çdo herë jeni pranë nesh!
Center Act for Society dhuroi dy pemë Ulliri për Parkun e Liqenit!
Në Ditën e Familjes, Center ACT for SOCIETY zgjodhi të mbjellë në park dy pemë Ulliri, duke iu bashkuar familjes së madhe të Tiranës në nismën e bukur dhe të shumëpërkrahur "Dhuro pemë për Tiranën"! Faleminderit për dhuratën tuaj në këtë ditë të shënuar për familjen dhe vlerat e saj si njësia bazë e shoqërisë!! Gëzuar Ditën e Familjes!
I japim dorën e fundit sheshit të ri rekreativ të Laprakës!
I japim dorën e fundit sheshit të ri rekreativ të Laprakës, në rrugën "Lord Bajron"! U vendosën modulet e reja, u sistemua bimësia me pemë e shkurre dekorative, u krijua një zonë pushimi, u rehabilitua fusha e basketbollit dhe rrugicat, dhe tashmë është thuajse gati të mirëpresë fëmijët e lagjes. Fëmijët janë prioriteti ynë, argëtimi i tyre na jep krahë të punojmë çdo ditë me përkushtim dhe dëshirë për më shumë sheshe rekreative, kënde lojërash e parqe për një jetë
Parkut të Madh të Liqenit të Tiranës iu shtuan 50 pemë!
Parkut të Madh të Liqenit të Tiranës iu shtuan 50 pemë, dhuratë nga "Mançka Internacional Transport"! Pronari i kësaj kompanie transporti, Artan Mançka, solli nga Bilishti për parkun tonë 15 pemë Bli, 15 pemë Vidh, 9 pemë Vadhëz, 1 pemë Frashër dhe 10 pemë Katalbë, të cilat u mbollën në pjesën jugore të parkut nga specialistët tanë të terrenit! Faleminderit për këtë dhuratë të çmuar ndaj parkut dhe qytetit tonë!