Një pemë ulliri i dhurohet Parkut të Liqenit!
Një pemë ulliri, dhuratë Parkut të Liqenit për të finalizuar gjithë "maratonën" e festave të organizuara për fëmijët jetimë të Qarkut Krujë! Mbjellja e pemës nga vetë fëmijët, me emrat e secilit në të, ishte një gjetje e bukur nga Eralda, iniciatorja e kësaj nisme, që synonte të linte gjurmë në memorien e vogëlushëve. Faleminderit Esmeralda për gjithë kujdesin e dashurinë ndaj fëmijëve dhe parkut!
“Wings for Life World Run” në Parkun e Liqenit!
Maratona botërore "Wings for Life World Run" erdhi sërish në Shqipëri, te Parku i Madh i Liqenit. Vrapues nga gjithë Bota na u bashkuan me WFLWR, duke bërë donacionin e tyre në App Run Tirana, në mbështetje të kauzës për kërkime shkencore ndaj atyre që kanë lëndime të shtyllës kurrizore.
I shtojmë ngjyrat dhe mobilojmë para përurimit, Akademinë e Çiklizmit!
I shtojmë ngjyrat dhe mobilojmë para përurimit, Akademinë e Çiklizmit në Parkun e Madh të Liqenit! Përpos gjelbërimit, moduleve lodra dhe vijëzimit, në këndin më të ri rekreativ dhe edukativ për fëmijët janë vendosur tashmë edhe stolat, si dhe Këndi i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, i cili promovon një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për njerëzit dhe botën. Stolat dhe tabela u dhuruan nga ANTEA Cement Sh.a., në kuadër të planit të veprimeve për përgjegjësinë
Një Likuidambër iu shtua Parkut të Madh të Liqenit, dhuratë nga familja Agolli!
Një Likuidambër iu shtua Parkut të Madh të Liqenit, dhuratë nga familja Agolli! Tashmë, sa herë ata të shëtisin në park, do të mund të ndalojnë, të kujdesen e të shohin se si pema e tyre rritet nga dita në ditë! Faleminderit miq të parkut! Nëse edhe ti dëshiron të na bashkohesh në nismën "Dhuro pemë për Tiranën", kliko në: https://aprtirana.al/