
“Takimet Muzikore të Dy Botëve” u zhvendos këtë vit në Parkun Helen!
“Takimet Muzikore të Dy Botëve” u zhvendos këtë vit në Parkun Helen, në Ditën e Trashëgimisë Kulturore! Të apasionuarit pas muzikës klasike shijuan buzë liqenit të Farkës duete të performuar nga violinçelistët e mirënjohur Vangjel dhe Fernando Nina, ndërsa gjatë koncertit u lexuan e interpretuan nga aktorja Ema Andrea, edhe poezi nga Antologjia e Poezisë Bashkëkohore Greke!