Tashmë çiklist me diplomë nga Akademia e Çiklizmit. Trajnohen instruktorët që do t’u mësojnë fëmijëve pedalimin dhe rregullat e sjelljes në trafik. Specialistët e APR në bashkëpunim me Giz Albania nisën trajnimin në terren, ku diskutuan mbi mënyrën se si do të zhvillohen orët mësimore për fëmijët që do të frekuentojnë së shpejti Akademinë e Çiklizmit në Parkun e Madh të Liqenit!