Terrenet sportive në kryeqytet
Terrenet sportive, këndet e lojërave, sheshet rekreative, aktualisht 78 të tillë të shpërndarë në gjithë Tiranën ishin në fokus të intervistës së Drejtorit të “Luaj@Tirana” në APR, Nelson Hasmena për “Ora e Tiranës”! Ai tregon nismat, projektet dhe sfidat në punën e ekipit që drejton, për ndërtimin e të tjera hapësirave në shërbim të komunitetit, mirëmbajtjen e atyre ekzistuese, si dhe bashkëpunimin me vetë qytetarët në mbrojtjen e tyre, si një pronë e përbashkët. Për më tepër ndiqni intervistën te “Ora e Tiranës”!