Top – Channel: Panairi i kafshëve, policia tregon qentë e stërvitur
Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, Kopshti Zoologjik hap dyert përmes aktiviteteve dikuar kafshëve dhe përkujdesjes së tyre. Një sërë aktoresh janë bërë bashkë për të sjellë për të parën herë një panair dedikuar kafshëve të buta, por edhe të egra.
“Sot është një ditë e hapur në Zoo. Mund të jetë një ditë ku mund të ulesh me miq e të ndash disa këshilla me veterinerë të ndryshëm që kanë ardhur, mund të mësosh gjëra të reja për një kafshë që nesër do duash ta blesh, një qen a një mace apo një kafshë shtëpiake, të mësosh më shumë për kafshët e gra, mund të mësosh për produktet për mirëmbajtjen dhe pastrimin, por natyrisht mund të jetë edhe një ditë normale vizite në Zoo”, shprehet Blendi Gonxhe, drejtor i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.
“Kjo iniciative erdhi për të bërë diçka ndryshe për kafshët. Në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit si edhe AMK filluam përgatitjet për këtë event. Shpesh ndodh që marrim kafshë shtëpiake, por pasi i marrim e kuptojmë që kanë nevojë për një angazhim dhe përkujdesje dhe jo shpesh është një nga arsyet kryesore pse kafshët braktisen. Ndaj ky aktivitet shërben në radhë të parë për të sensibilizuar njerëzit”, thotë Ervin Shehaj, aktivist, “Green Line Albania”.
Aktivitetet kulmuan me demonstrimin e Institutit të Përgatitjes së qenve të Policisë së Shtetit, ndërsa do të vijojnë gjatë gjithë ditës deri në mbrëmje në Kopshtin Zoologjik.