Treni elektrik i Zoo Park Tirana mirëpret vizitorët! Një tjetër atraksion i shtohet kështu Kopshtit Zoologjik, duke e bërë vizitën e vogëlushëve edhe më mbresëlënëse. Së bashku me prindërit, gjyshërit apo mësueset, fëmijët në fillim mund të kundrojnë kafshët e shpendët, më pas të luajnë e argëtohen te këndet e lojërave dhe në fund, një xhiro me tren për ta përmbyllur në mënyrën më të bukur vizitën në Zoo Park Tirana!