PSE TË DHUROSH PEMË ËSHTË E RËNDËSISHME

ZBUT EFEKTET E NDRYSHIMEVE KLIMATIKE
Dioksidi i karbonit është shkaktari kryesor i ndryshimeve klimatike dhe nga ana tjetër, pyjet janë një nga armët më të mira për t’i luftuar ato. CO2 në atmosferën tonë përthithet vetëm prej biomasës (pyje, drurë, pemë, parqe të gjelbër etj), duke kontribuar në mënyrë direkte te zbutja e efekteve të ndryshimeve klimatike. Pyjet thithin CO2, duke e kthyer atë në biomasë, ndërsa lëshojnë oksigjenin (bazë për jetën në planet) në ajër. Pra, pyjet janë zgjidhje efektive për të luftuar efektet negative të ndryshimeve klimatike, të tilla si; nxehtësia ekstreme, thatësirat dhe përmbytjet.

MBRON TOKËN NGA EROZIONI
Ruajtja e tokës nëpërmjet mbjelljes së pemëve është thelbësore për jetën në planet. Erozioni, si një fenomen natyror gjatë të cilit ndodh rrëshqitja dheut, shkakton ndryshime në strukturën e tokës në afat të gjatë. Në disa raste, kjo dukuri natyrore ndodh me shpejtësi, duke shkaktuar degradimin e tokës dhe humbjen e lëndës organike dhe mineraleve. Sistemi i gjerë rrënjor i drurëve lidh tokën duke reduktuar rrezikun për rrëshqitje dhe degradim, ndaj mbjellja e pemëve është një nga mënyrat më të mira për mbrojtjen nga erozioni.

MBRON BOTËN E EGËR
Ne e ndajmë shtëpinë tonë të përbashkët, tokën, me miliona lloje bimësh dhe kafshësh. Mbrojtja e këtij ekosistemi është thelbësore për ekzistencën e jetës në tokë. Në një botë me rritje të numrit të popullsisë, kafshët e egra janë të rëndësishme në ruajtjen e ekuilibrit ekologjik. Duke shtuar hapësirat e gjelbra, që shërbejnë si strehë për rreth 80 për qind të të gjitha llojeve të gjallesave, bimë, kafshë, shpendë dhe insekte, sigurojmë vijimësinë e jetës.
MBJELLË NGA APR NËNTOR
2024 – PRILL 2025
MBJELLË DERI TANI
DITË
PLOTËSO FORMULARIN:
*APR asiston proçesin e dhurimit (hartimin e kontratës dhe mbjelljen e pemës).
Për informacion zyrtar mbi të dhënat e fushatës referojuni:
- Drejtorisë së Përgjithshme të Menaxhimit Financiar, Bashkia Tiranë (Donacionet)
- Drejtorisë së Mjedisit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm – Bashkia Tiranë

