Duke falenderuar qytetarët e shumtë që u bënë pjesë e nismës “Dhuro një Stol”, ku 200 stola me dedikim u shtuan parkut rinisim nismën “Dhuro një stol” pas krijimit të hapësirave të reja në park. Për tu bërë pjesë plotësoni të dhënat e formularit.
“Dhurimi dhe vendosja e stolave në park kërkon një punë përgatitore në hapjen e rrugëzave të reja, përgatitjen e terrenit, kanaleve të kullimit shtrimin me beton të vendit ku do të vihet stoli i ri. Sa më lart dhe duke kërkuar mirëkuptimin tuaj ju informojmë se nisma “Dhuro një stol” përkohësisht nuk do të ofrojë shërbimin për publikun”
Çmimet e Referencës:
- Varianti Stol Parku, 1.7 m gjatësi– 19,000 Lekë (përfshirë Tvsh)
- Pllaka me inçizimin e dedikimit (15 x 6.5 cm) – 1,500 Lekë
Plotëso Formularin
Për më shumë informacion kontaktoni:
- Numri i Gjelbër: 08000-888
- Email: [email protected]
————————————————————————————————————————
Nisma “Dhuro një Stol” tashmë ka marrë jetë dhe është përkrahur nga shumë qytetarë, të cilët kanë zgjedhur këtë formë të veçantë për të shprehur respekt, mirënjohje apo dashuri për njerëzit e tyre të afërm.