DHURO PEMË PËR TIRANËN
Shtator 2020 – Mars 2021
Bashkia Tiranë shpall të hapur nismën “Dhuro Pemë për Tiranën”
Parqet, Pylli Orbital dhe Kurora e Gjelbër e Tiranës janë paja më e mirë që mund t’i lemë brezave që vijnë, akti më domethënës i dashurisë për jetën dhe natyrën. Dhurimi mund t’i dedikohet një kujtimi a një gëzimi. Çdo ditë është një mundësi e artë për të vizatuar peisazhin e Tiranës me ngjyra, ajër të pastër e blerim.
*APR asiston proçesin e dhurimit (hartimin e kontratës dhe mbjelljen e pemës).
*Bimësia blihet nga vetë dhuruesi pranë subjekteve të ndryshme që operojnë në treg.
*Për informacion zyrtar mbi të dhënat e fushatës 2020-2021 referojuni:
- Drejtorisë së Përgjithshme të Menaxhimit Financiar, Bashkia Tiranë (Donacionet)
- Drejtorisë së Përgjithshme të Punëve Publike, Bashkia Tiranë (Mbjelljet)