E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Vend Vakant: 2 (dy) pozicione të punës, Specialist të II pranë Drejtorisë së Aktiviteteve Rekreative në Sektorin e Aktiviteteve në Natyrë.

Vend Vakant: 2 (dy) pozicione të punës, Specialist të II pranë Drejtorisë së Aktiviteteve Rekreative në Sektorin e Aktiviteteve në Natyrë.

Duke u mbështetur në Urdhrin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë për “Miratimin e strukturës

organike të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, me nr. 1019, datë 28.03.2024, nr.

12714/1 prot., datë 28.03.2024, ju bëjme me dije se janë të lira 2 (dy) pozicione të punës së Specialistit të II pranë Drejtorisë së Aktiviteteve Rekreative në Sektorin e Aktiviteteve në Natyrë.

Si më poshtë do të gjeni:

  1. Përshkrimin e përgjithshëm të pozicionit të punës.
  2. Detyrat kryesore të Specialistit II.
  3. Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati
  4. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës.

Specialisti II është nëpunës i nivelit ekzekutiv dhe ka varësi direkte nga përgjegjësi i

sektorit. Ai ideon, realizon, ndjek dhe mbështet aktivitete dhe programe rekreative, artistiko-kulturore, edukuese dhe ndërgjegjësimin mjedisor, promovues, informues etj në përputhje me prioritetet dhe objektivat funksionale të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

Detyrat kryesore të Specialistit II.

  1. Koordinon programet edukative në bashkëpunim me partnerët e jashtëm për të arritur objektivat e caktuara;
  2. Merr pjesë në hartimin e kalendarit vjetor të drejtorisë, duke propozuar aktivitete mjedisore në natyrë dhe njëkohësisht ndërveprime me sektorë të tjerë në funksion të realizimit të kalendarit;
  3. Harton korrespodencën me bashkëpunëtorët me qëllim realizimin e aktiviteteve të sektorit në kohë dhe me cilësinë e kërkuar.
  4. Evidenton dhe raporton problemet që dalin nga veprimtaria e përditëshme, si dhe problematika të konstatuara në komunikim me komunitetin të cilit i dedikohet realizimi i aktiviteteve tek drejtori i drejtorisë
  5. Mban statistika për aktivitetet e sektorit që mbulon duke informuar në mënyrë permanente përgjegjësin e sektorit.
  6. Ndjek me përpikmëri zhvillimin e aktivitetit dhe survejon mbarëvajtjen e tij. Është në gadishmëri për të përmbushur të gjitha papritshmëritë e terrenit.
  7. Identifikon të gjithë partnerët e mundshëm të cilët shfaqin interes në bashkëpunime të ndryshme për aktivitete me karakter edukues dhe programe speciale.
  8. Plotësimi i të gjitha kërkesave të bashkëpunëtorëve, si dhe ndjekja e tyre deri në realizimin me sukses.
  9. Siguron plotësimin e kushteve të palës së tretë (mbështetësve apo bashkëorganizuesve) në terren gjatë aktivitetit që do të zhvillohet.

Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati.

a- Të zotërojë diplomë të nivelit të masterit shkencor, profesional apo Bachelor.

Preferohet të ketë mbaruar: shkenca shoqërore, shkenca politike, akademinë e

sporteve ose të ngjashme me këto.

b- Aftësi teknike të veçanta: përdorimi i programeve kompjuterike.

Dokumentacioni dhe afati i dorëzimit

a- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike, adresën

postare, letër shprehje interesi me emërtesën e plotë të pozicionit të punës;

b- Fotokopje e noterizuar e diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor); Diplomat që

janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit

përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;

c- Libreza e punës;

d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f- Çertifikatë e gjëndjes gjyqësore(dëshmia e penalitetit)

g- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrës së burimeve njerëzore brenda datës 24.04.2024 ora 16:00.