E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Vend Vakant: 2 pozicione Inspektor/Specialistit I pranë Drejtorisë Administrim Pyje dhe Kullota në Sektorin Inspektim dhe Monitorim në Pyje

Vend Vakant: 2 pozicione Inspektor/Specialistit I pranë Drejtorisë Administrim Pyje dhe Kullota në Sektorin Inspektim dhe Monitorim në Pyje

Duke u mbështetur në Urdhrin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë për “Miratimin e strukturës organike të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, me nr. 1019, datë 28.03.2024, nr. 12714/1 prot., datë 28.03.2024, ju bëjme me dije se 2 pozicionet e punës së Inspektor/Specialistit I pranë Drejtorisë Administrim Pyje dhe Kullota në Sektorin Inspektim dhe Monitorim në Pyje janë të lira. (vakant).

Si më poshtë do të gjeni:

  1. Përshkrimin e përgjithshëm të pozicionit të punës.
  2. Detyrat kryesore të Inspektor/Specialistit I.
  3. Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati
  4. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës.

Specialisti është nëpunës i nivelit ekzekutiv. Ai ka varësi direkte nga përgjegjësi i sektorit. Specialisti zbaton me përpikmëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e punës së drejtorisë dhe sektorit. Zbaton politikat shtetërore për çështjet e mbrojtjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm të pyjeve dhe biodiversitetit në tërësi.

Detyrat kryesore të Inspektor/specialistit I.

a) Monitoron zbatimin e akteve ligjore për pyjet dhe kullotat, faunën e egër dhe veprimtari të tjera që zhvillohen në fondin pyjor bashkiak.

b) Kontrollon dhe monitoron veprimtarinë e subjekteve që ushtrojne aktivitetin në fondin pyjor dhe kullosor të Bashkisë së Tiranës.

c) Përcjell informacione për zjarret në Pyje dhe Kullota sipas dokumentacionit të dhënë nga inspektorët e terrenit, të ndarë sipas Njësive Administrative për secilin fshat, pranë Prefekturës dhe institucioneve të tjera, në mënyrë elektronike çdo fund jave.

d) Jep infomacion për kultivimin e bimëve narkotike në pyje dhe kullota, sipas informacionit të dhënë nga Inspektorët e terrenit për çdo Ekonomi Pyjore, duke ja përcjellë në formë elektronike Prefekturës.

e) Përgatit materiale përmbledhëse që vijnë nga inspektorët e terrenit.

f) Monitoron Situatën e Pyjeve tek salla e monitorimit me kamerat.

Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati.

a- Të zotërojë diplomë të nivelit të masterit shkencor ose profesional. Preferohet të ketë

mbaruar: dege të sigurisë si Akademia e Sigurisë, Akademia Ushtarake.

b- Përvoja në punë; mbi 3 vite në të njëjtin pozicion ose të ngjashëm;

c- Aftësi teknike të veçanta;

Dokumentacioni dhe afati i dorëzimit

a- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike, adresën

postare, letër shprehje interesi me emërtesën e plotë të pozicionit të punës;

b- Fotokopje e noterizuar e diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor); Diplomat që

janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit

përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;

c- Libreza e punës;

d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f- Çertifikatë e gjëndjes gjyqësore(dëshmia e penalitetit)

g- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe

trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura

në jetëshkrim.

Dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrës së burimeve njerëzore brenda datës 24.04.2024 ora 16:00.