E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Vend Vakant: Drejtor Drejtorie Administrim Pyje dhe Kullota

Vend Vakant: Drejtor Drejtorie Administrim Pyje dhe Kullota

Duke u mbështetur në Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Nr. prot. 23463/1, datë 28.06.2022 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit” ju bëjme me dije se pozicioni i punës së Drejtor drejtorie pranë Drejtorisë Administrim Pyje dhe Kullota është i lirë (vakant).

Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës.

Drejtori i Drejtorisë së Administrim Pyje dhe Kullota, është nënpunës i nivelit të mesëm drejtues dhe ka përgjegjësi për formulimin dhe zbatimin e politikës në fushën e pyjeve dhe kullotave. Gjithashtu merret me zbatimin e politikave shtetërore për çështjet e mbrojtjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm të pyjeve dhe biodiversitetit në tërësi.

 

Detyrat kryesore të drejtorit të drejtorisë.

 

• Drejton, organizon dhe kontrollon aktivitetin e Drejtorisë Adsministrim Pyje dhe Kullota për realizimin e objektivave të përcaktuar në politikat dhe strategjitë e sektorëve të vartësisë.

• Përgjigjet për zbatimin e politikave dhe strategjive të miratuara në programet e Qeverisë, Bashkisë Tiranë, Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit për pyjet, kullotat, biodiversitetin dhe fondin pyjor e kullosor administruar nga Bashkia Tiranë. 

• Miraton programet e punës për planifikim dhe zhvillim të sektorëve, urdhëron krijimin e grupeve të punës për probleme të veçanta që lidhen me mbrojtjen e pyjeve dhe të kullotave dhe trajtimin e tyre, biodiversitetin, marketingun, shërbimet etj dhe miraton programet për zbatimin e masave të propozuara.

• Koordinon dhe bashkërendon me institucione të tjera, brenda dhe jashtë bashkisë tërë veprimtarinë e zhvillimit të kësaj ekonomie brenda juridiksionit.

• Harton veprimtarinë studimore, projektuese, ekonomiko-financiare e legjislative të seksioneve që bëjnë pjesë në Drejtorinë Administrim Pyje dhe Kullota.

• Koordinon punën për bashkëpunim me organet e pushtetit qëndror dhe atij lokal për parandalimin e kundravajtjeve, vjeljen e detyrimeve financiare dhe mbrojtjen nga zjarret. 

• Mban lidhje me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencinë Kombëtare të Pyjeve, Fakultetin e Shkencave Pyjore si dhe me Institucione të tjera publike dhe private që janë të interesuar për kërkim shkencor në fondin pyjor.

• Parandalon dhe merr masa në rastet e shfrytëzimit dhe të tregëtimit të paligjshëm të materialit drusor, të prodhimeve pyjore e jopyjore, të krimit në sektorin e pyjeve, kullotave, të florës e faunës së egër, të bimëve mjekësore, aromatike, eterovajore e tanifere natyrore,të prodhimeve pyjore e jopyjore të fondit pyjor bashkiak. 

• Kontrollon veprimtaritë e subjekteve që grumbullojnë, përpunojnë dhe tregëtojnë prodhimet e përftuara nga shfrytëzimi i pyjeve (trupa, lëndë ndërtimi, shtylla miniere, degë voze, dru zjarri, qymyr druri etj.) dhe prodhimet gjysmë të përpunuara (dërrasë, elemente etj.) në qendrat e përpunimit (gatrat, sharrat, cirkularet etj.) në magazinat e sheshet e depozitimit;

• Mbështet zhvillimin e agropylltarisë në fondin pyjor bashkiak.

 

Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati

a- Të zotërojnë diplomë të masterit shkencor, apo master profesional të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë, me 120 kredite dhe me kohezgjatje normale 2 vite akademike, Universiteti Bujqësor i Tiranës.

b- Përvoja në punë; mbi 5 vite eksperiencë në punë.

c- Aftësi bashkëpunuese teknike dhe kompjuterike; 

Dokumentacioni dhe afati i dorëzimit

 

a- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike, adresën postare, letër shprehje interesi me emërtesën e plotë të pozicionit të punës;

b- Fotokopje e noterizuar e diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor); Diplomat që 

janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit 

c- përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;

d- Libreza e punës;

e- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

f- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

g- Çertifikatë e gjëndjes gjyqësore(dëshmia e penalitetit)

h- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

 

 

Dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrës së burimeve njerëzore brenda datës 08.02.2024 ora 16:00.