E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Vend vakant: Drejtor Drejtorie pranë Drejtorisë Administrimi i Parkut të Madh të Liqenit PMLAT

Vend vakant: Drejtor Drejtorie pranë Drejtorisë Administrimi i Parkut të Madh të Liqenit PMLAT

Duke u mbështetur në Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Nr. prot. 23463/1, datë 28.06.2022 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit” ju bëjme me dije se pozicioni i punës së Drejtorit të Drejtorisë pranë Drejtorisë Administrimi i Parkut të Madh të Liqenit PMLAT është i lirë (vakant).

Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës.

 

Drejtori i Drejtorisë është nënpunës i nivelit të mesëm drejtues i cili mbulon çështjet teknike-organizative në aspektet e mirëmbajtjes së parqeve infrastrukturës dhe objekteve e veprave rekreative, në territorin e Parkut tëMadh të Liqenit Artificial. Ai menaxhon dhe organizon veprimtari për rritjen e ndërgjegjësimit dhe informimit të publikut, në drejtim të mbrojtjes së vlerave natyrore dhe argëtuese të këtij parku.

 

Detyrat kryesore të Drejtorit të Drejtorisë.

 

1.Të hartojë programet e zhvillimit të sektorëve në varësi të drejtpërdrejtë dhe të shqyrtojë planet dhe programet e punës për Drejtorinë Administrimi i Parkut të Madh të Liqenit Artificial PMLAT, në përputhje me kuadrin ligjor për menaxhimin e qëndrueshëm të parqeve rekreativë ekzistues, shesheve rekreativë, parqeve te reja dhe infrastrukturës së tyre;

2.Të propozojë studime, projekte dhe programe vjetore për investimet në parqet rekreativë ekzistues, shesheve rekreativë, parqeve të reja dhe infrastrukturën e tyre;

3.Të kontrollojë dhe garantojë ruajtjen e shesheve rekreativë ( këndeve të lojrave, këndeve të forcës dhe fushave sportive, banjove publike, amfiteatrin etj.) ruajtjen e drurëve, shkurreve dhe luleve dekorative, ruajtjen e rrugëve dhe shesheve, mirëmbajtjen e elementeve dekorative (lodrave për fëmijë dhe të rritur, stola, kosha, kazanë, kontenier, bisedka, buste, çezma, sinjalistikë, etj.);

4.Të evidentojë të gjitha problematikat që lidhen me kontrollin dhe ndalimin e aktiviteteve të paligjshme në territorin e parqeve;

5.Të krijojë dhe të menaxhojë bankën e të dhënave për territorin e parqeve rekreativë ekzistues, shesheve rekreativë, parqeve të reja dhe infrastrukturës së tyre (bimësinë dekorative, elementët dekorativë, veprat e artit dhe rekreativë, rrugë dhe sheshe, godina, pasqyrat ujore, shatrivanë, çezmat, lodrat, veglave të forcës dhe pregatijes fizike, fushave sportive, etj.);

 

Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati.

a- Të zotërojnë diplomë të masterit shkencor, apo master profesional të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë, me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike; Arsimimi Shkenca Ekzakte ose Shoqërore.

b- Përvoja në punë; mbi 5 vite në të njëjtin pozicion ose të ngjashëm;

c- Aftësi të veçanta teknike dhe drejtuese; 

Dokumentacioni dhe afati i dorëzimit

 

a- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike, adresën postare, letër shprehje interesi me emërtesën e plotë të pozicionit të punës;

b- Fotokopje e noterizuar e diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor); Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;

c- Libreza e punës;

d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f- Çertifikatë e gjëndjes gjyqësore (dëshmia e penalitetit);

g- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

 

Dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrës së burimeve njerëzore brenda datës 08.02.2024 ora 16:00.