E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Vend Vakant: Drejtor Drejtorie pranë Drejtorisë Ekonomike

Vend Vakant: Drejtor Drejtorie pranë Drejtorisë Ekonomike

Duke u mbështetur në Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Nr. prot. 23463/1, datë 28.06.2022 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit” ju bëjme me dije se pozicioni i punës së Drejtor drejtorie pranë Drejtorisë Ekonomike është i lirë (vakant).

Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës.

Drejtori i Drejtorisë Ekonomike është nëpunës i nivelit të mesëm drejtues. Ai ka varësi direkte nga Drejtori i Përgjthshëm. Ai duhet të sigurojë mirëadministrimin e vlerave financiare dhe materiale dhe menaxhimin e buxhetit të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

 

Detyrat kryesore të drejtorit të drejtorisë.

 

1. Të bëjë shpërndarjen e punës dhe çështjeve që i adresohen drejtorisë dhe të ndjekë e kontrollojë punën që bëhet nga përgjegjësit e sektorëve, për përcaktimin e dhënien e zgjidhjeve ligjore, në afatet e caktuara;

2. Drejton procesin e nevojave buxhetore për fonde të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit duke zbatuar ligjet buxhetore ne fuqi.

3. Të zbatojë, ndjekë dhe bashkërendojë plotësimin e të gjitha detyrave të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm;

4. Të kontrollojë dhe firmosë të gjitha shkresat që përgatiten nga nëpunësit e drejtorisë për struktura të tjera brenda APR-së;

5. Të kryejë analiza periodike për veprimtarinë e drejtorisë dhe mbi këtë bazë, të informojë periodikisht Drejtorin e Përgjithshëm për veprimtarinë e drejtorisë dhe për ecurinë e detyrave të ngarkuara në çdo sektor;

6. Të delegojë urdhërat e eprorëve të tij dhe të mbajë korrespondencë me vartësit në formë shkresore, verbale dhe nëpërmjet komunikimit elektronik; të kërkojë mbajtjen e procesverbaleve në të cilat të pasqyrohet delegimi i punës dhe rezultati i arritur nga punonjësi i ngarkuar me një detyrë të caktuar;

7. Të propozojë tek Drejtori i Përgjithshëm nevojat dhe kërkesat e drejtorive për t’u përfshirë në zërat e buxhetit.

8. Të sigurojë zbatimin e ligjshmërisë buxhetore në veprimtarinë ekonomike të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

9. Identifikon dhe vepron për zgjidhjen e problemeve ose çështjeve teknike të drejtorisë.

10. Mbikqyr, orienton dhe këshillon pergjegjesat e sektoreve për punën e tyre.

11. Kontribuon me njohuritë dhe eksperiencën personale në vendimet e rëndësishme të sektoreve.

12.Të sigurojë mirëpërdorimet e fondeve të autorizuara për aktivitetin ekonomik të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

13. Përgatit analiza financiare për të krijuar një sistem treguesish (vlerësues) me qëllim identifikimin e problematikave dhe ofrimin e opsioneve për zgjidhje.

14. Harton Bilancin kontabël të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit për cdo vit ushtrimor.

15. Drejton punën për përgatitjen e ndryshimeve te mundshme buxhetore të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit

 

Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati.

 

a- Të zotërojnë diplomë të masterit shkencor, apo master profesional të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë, me 120 kredite dhe me kohezgjatje normale 2 vite akademike, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Financë Kontabilitet, Dega Financë Bankë.

b- Përvoja në punë; mbi 5 vite eksperiencë në punë.

c- Aftësi bashkëpunuese teknike dhe kompjuterike; 

Dokumentacioni dhe afati i dorëzimit

 

a- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike, adresën postare, letër shprehje interesi me emërtesën e plotë të pozicionit të punës;

b- Fotokopje e noterizuar e diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor); Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;

d- Libreza e punës;

e- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

f- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

g- Çertifikatë e gjëndjes gjyqësore(dëshmia e penalitetit)

h- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

 

 

Dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrës së burimeve njerëzore brenda datës 08.02.2024 ora 16:00.