E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Vend Vakant: Përgjegjës Sektori pranë Drejtorisë Administrim Pyje dhe Kullota në Sektorin Inspektim dhe Monitorim në Pyje

Vend Vakant: Përgjegjës Sektori pranë Drejtorisë Administrim Pyje dhe Kullota në Sektorin Inspektim dhe Monitorim në Pyje

Duke u mbështetur në Urdhrin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë për “Miratimin e strukturës

organike të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, me nr. 1019, datë 28.03.2024, nr.

12714/1 prot., datë 28.03.2024, ju bëjme me dije se pozicioni i punës së Përgjegjësit të

sektorit pranë Drejtorisë Administrim Pyje dhe Kullota në Sektorin Inspektim dhe

Monitorim në Pyje është i lirë (vakant).

Si më poshtë do të gjeni:           

  1. Përshkrimin e përgjithshëm të pozicionit të punës.
  2. Detyrat kryesore të Pergjegjësit të sektorit.
  3. Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati
  4. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës.

Përgjegjësi i sektorit është nëpunës i nivelit të ulët drejtues. Ai ka varësi direkte nga Drejtori i Drejtorisë përkatës. Zbaton politikat shtetërore për çështjet e mbrojtjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm të pyjeve dhe biodiversitetit në tërësi.

Detyrat kryesore të Përgjegjësit të sektorit.

a) Organizon punën e Sektorit të Inspektimit dhe Monitorimit në Pyje, konform akteve ligjore e nënligjore, në zbatim të Kodit të Punës dhe Rregullores “Mbi detyrat dhe kompetencat e strukturave organizative” të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit;

b) Monitoron zbatimin e akteve ligjore për pyjet dhe kullotat, faunën e egër dhe veprimtari të tjera që zhvillohen në fondin pyjor bashkiak. Angazhohet me studimin, programimin e poliktikave të zhvillimit të qëndrueshëm të Sektorit të Inspektimit dhe Monitorimit në Pyje si dhe zbatimin e detyrave që dalin në këtë kuadër;

c) Koordinon në vazhdimësi gjatë gjithë vitit punën e Sektorit të Inspektimit dhe Monitorimit në Pyje/Kullota, për administrimin dhe mirëmbajtjen e të gjithë objekteve, në ruajtjen e biodiversitetit (përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe biodiversitetit, të pyjeve, kullotave, gjuetia dhe territorit për qëllime ekoturistike, etj);

d) Në bashkëpunim me institucionet ligj-zbatuese, kontrollon dhe monitoron veprimtarinë e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në fondin pyjor dhe kullosor të Bashkisë. Bashkëpunon me hallkat e tjera të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, në projektimin dhe preventimin e objekteve për rikonstruksionin dhe ndërtimin e parqeve ekzistues dhe krijimin e parqeve të reja në hapësirat e kurorës së gjelbër;

e) Siguron mbështetje teknike, organizon trajnime dhe shërbime këshillimore për pronarët privatë. Mbështet zhvillimin e agropylltarisë në fondin pyjor bashkiak. Organizon dhe ushtron kontrolle nëpër objektet që ka në varësi dhe përgatit materialin në përfundim të tyre, si dhe bën propozimet për masa ndaj personave që rezultojnë me shkelje.

f) Bashkëpunon me strukturat e ngarkuara në ligjin e pyjeve dhe ligje të posaçme për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve;

g) Parandalon, zbulon dhe ndëshkon rastet e dëmtimit, pushtimit, shpërdorimit, tjetërsimit, degradimit të pyjeve, të tokës pyjore, kullotave dhe livadheve brenda territorit të tij administrativ;

h) Kontrollon dhe monitoron inspëktorët në tërren për mbajtjen e uniformës dhe gadishmërinë e mjeteve të punës (shkarkuesat elektrikë, kamerat, radiot etj).

i) Ndjek zbatimin teknik të projekt – preventivave në objektet e parashikuara për punime;

 Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati.

a- Të zotërojë diplomë të masterit shkencor, apo master profesional të përfituar në fund

të studimeve të ciklit të dytë, me 120 kredite dhe me kohezgjatje normale 2 vite

akademike; Arsimimi Fakulteti Shkenca Pyjore (preferohet dega Mbarështrim dhe

shfrytëzim të pyjeve ose Inxhinieri Pyjore) ;

b- Përvoja në punë; mbi 3 vite në të njëjtin pozicion ose të ngjashëm;

c- Aftësi teknike të veçanta;

Dokumentacioni dhe afati i dorëzimit

a- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike, adresën

postare, letër shprehje interesi me emërtesën e plotë të pozicionit të punës;

b- Fotokopje e noterizuar e diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor); Diplomat që  janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit

përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;

c- Libreza e punës;

d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f- Çertifikatë e gjëndjes gjyqësore(dëshmia e penalitetit)

g- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe

trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura

në jetëshkrim.

Dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrës së burimeve njerëzore brenda datës 24.04.2024 ora 16:00.