E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Vend Vakant: Përgjegjës Sektori pranë Drejtorisë Juridike në Sektorin e Kontratave dhe Marrëveshjeve

Vend Vakant: Përgjegjës Sektori pranë Drejtorisë Juridike në Sektorin e Kontratave dhe Marrëveshjeve

Duke u mbështetur në Urdhrin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë për “Miratimin e strukturës
organike të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, me nr. 1019, datë 28.03.2024, nr.
12714/1 prot., datë 28.03.2024, ju bëjme me dije se pozicioni i punës së Përgjegjësit të
Sektorit pranë Drejtorisë Juridike në Sektorin e Kontratave dhe Marrëveshjeve është i lirë
(vakant).


Si më poshtë do të gjeni:
1. Përshkrimin e përgjithshëm të pozicionit të punës.
2. Detyrat kryesore të Përgjegjësit të Sektorit.
3. Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati
4. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.


Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës.
Përgjegjësi i sektorit është nënpunës i nivelit të ulët drejtues. Ai ka varësi direkte nga
Drejtori i Drejtorisë përkatëse. Zbaton me përpikmëri dhe në nivel të lartë profesional të
gjitha detyrat të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e punës. Ai është përgjegjës për
mirëadministrimin e çështjeve që lidhen me hartimin, përmirësimin e standartizimin e
kontratave e marrëveshjeve, që APR lidh me subjekte fizike dhe juridike, vendase e të
huaja, në përputhje me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë, referuar akteve ligjore e nënligjore që janë në fuqi, me qëllim arritjen e objektivave të saj strategjikë dhe
përmbushjen e rezultateve të kërkuara.

Detyrat kryesore të Përgjegjësit të Sektorit.

  1. Merr masa organizative për plotësimin e detyrave nga çdo punonjës në veçanti dhe
    si sektor brenda planifikimit të detyrave të Drejtorisë;Evidenton problemet që dalin nga veprimtaria e përditshme, përcakton zgjidhjet e mundshme brenda kuadrit ligjor në fuqi dhe i propozon drejtorit të drejtorisë rrugëzgjidhjet përkatëse;
  2. Kontrollon punën e përditshme të specialistëve në varësi, për plotësimin e detyrave që i janë ngarkuar secilit prej tyre;
  3. Organizon sistemin e administrimit të informacionit dhe të statistikave për veprimtarinë e sektorit;
  4. Kryen vlerësime pune për punonjësit e sektorit.
  5. Monitoron procesin e ofrimit të ndihmës ligjore për hartimin dhe lidhjen e kontratave dhe marrëveshjeve, në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve, në mbështetje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi;
  6. Koordinon, mbikqyr dhe siguron realizimin e standartizimit, përmirësimit të kontratave dhe marrëveshjeve që APR lidh me subjektet fizike e juridike, përsa i përket përmbajtjes, kushteve dhe ligjshmërisë së tyre;
  7. Monitoron ofrimin e konsulencës juridike, referuar mosmarrëveshjeve që mund të lindin nga zbatimi i kontratave apo marrëveshjeve në rastet e konflikteve civile, nga mosrespektimi korrekt i tyre, në bashkëpunim me strukturat përkatëse;
  8. Sugjeron dhe monitoron përgatitjen e materialeve të duhura informuese për drejtorinë, në lidhje me përmbajtjen, kushtet dhe saktësimin e hapave proceduriale të kontratave të marrëveshjeve nga institucioni me subjektet fizike e juridike;
  9. Administron dhe ndjek procesin e ankimeve administrative drejtuar APR, për masa administrative të vendosura nga strukturat e saj.

Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati.
a- Të zotërojë diplomë të nivelit të masterit shkencor ose master profesional me 120
kredite. Preferohet të ketë mbaruar: shkenca juridike.
b- Përvoja në punë: mbi 3 vite në të njëjtin pozicion ose të ngjashëm.
c- Aftësi teknike të veçanta: përdorimi i programeve kompjuterike.

Dokumentacioni dhe afati i dorëzimit
a- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike, adresën
postare, letër shprehje interesi me emërtesën e plotë të pozicionit të punës;

b- Fotokopje e noterizuar e diplomës ; Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të
jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave,
sipas legjislacionit në fuqi;
c- Libreza e punës;
d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f- Çertifikatë e gjëndjes gjyqësore(dëshmia e penalitetit)
g- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe
trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura
në jetëshkrim.

Dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrës së burimeve njerëzore
brenda datës 11.07.2024 ora 16:00.