E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Vend Vakant: Përgjegjës Sektori pranë Drejtorisë së Aktiviteteve Rekreative në Sektorin Shkolla e Biçikletave

Vend Vakant: Përgjegjës Sektori pranë Drejtorisë së Aktiviteteve Rekreative në Sektorin Shkolla e Biçikletave

Duke u mbështetur në Urdhrin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë për “Miratimin e strukturës
organike të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, me nr. 1019, datë 28.03.2024, nr.
12714/1 prot., datë 28.03.2024, ju bëjme me dije se pozicioni i punës së Përgjegjësit të
Sektorit pranë Drejtorisë së Aktiviteteve Rekreative në Sektorin Shkolla e Biçikletave
është i lirë (vakant).


Si më poshtë do të gjeni:

1. Përshkrimin e përgjithshëm të pozicionit të punës.
2. Detyrat kryesore të Përgjegjësit të Sektorit.
3. Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati
4. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës.
Përgjegjësi i sektorit është nënpunës i nivelit të ulët drejtues. Ai ka varësi direkte nga Drejtori i
Drejtorisë përkatëse. Ai ka mision menaxherial, trajnues, organizues dhe krijues lidhur me
njohjen dhe zbatimin nga grupmoshat e vogla të të gjithë elementëve sinjalistikë rrugor,
elemente këto që shërbejnë për edukimin e lëvizjes me biçikleta në qytet por dhe njohjes me
rregullat bazë të sjelljes qytetare dhe respektimin e sigurisë rrugore.

Detyrat kryesore të Përgjegjësit të Sektorit.

  1. Organizon punën e specialistëve nën përgjegjësinë e tij/saj sipas detyrave që
    rrjedhin nga kuadri ligjor sektorial, si edhe sipas detyrave e udhëzimeve të caktuara
    nga drejtori i drejtorisë apo Drejtori i Përgjithshëm;
  2. Të koordinojë, monitorojë dhe vlerësojë punën e specialistëve në sektor;
  3. Të prezantojë tek drejtori i drejtorisë dokumentet dhe materialet e prodhuara nga
    specialistët e sektorit;
  4. Përgjegjësi i sektorit është përgjegjës për të gjitha veprimtaritë që duhet të kryejë
    sektori;
  5. Përgatit dhe prezanton për miratim tek drejtori i drejtorisë planin e punës për
    sektorin e tij. Plani i punës përgatitet dhe detajohet në disa nivele, sipas periudhës
    që mbulon, dhe konkretisht: “Plani mujor, i cili përgatitet dhe prezantohet javën e
    fundit të muajit pararendës dhe Plani javor, i cili përgatitet dhe prezantohet ditën e
    premte të javës pararendëse”.
  6. Përgatit dhe prezanton për miratim tek drejtori i drejtorisë aktivitetet dhe objektivat
    përkatëse te punës të sektorit, në mënyrë periodike, sipas kalendarit të planifikimit;
  7. Ndihmon drejtorin e drejtorisë në realizim e aktiviteteve nëpërmjet mbështetjes
    teknike.
  8. Mban përgjegjësi për njohjen dhe zbatimin nga ana e specialistëve të sektorit, të
    rregulloreve të etikës dhe rregullave të disiplinës sipas rregullores së APR;
  9. Propozon kërkesat e projekt buxhetit vjetor për sektorin, në përputhje me nevojat e
    shprehura nga specialistët e sektorit;
  10. Bashkëpunon me sektorë të tjerë të drejtorisë dhe APR për zgjidhjen e problemeve
    të ndryshme që lidhen me qëllimin e punës së sektorit;
  11. Kryen detyra të tjera përkatëse që i caktohen si menaxhimin-planifikimin,
    organizon, drejton, monitoron, vlerëson punën e stafit të sektorit, si edhe ndihmon
    në rritjen e kapaciteteve të stafit;
  12. Motivon, komunikon, udhëheq, inkurajon, trajnon stafin;
  13. Asiston dhe zgjidh probleme me të cilat përballet stafi i sektorit.


Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati.
a- Të zotërojë diplomë të nivelit të masterit shkencor ose master profesional me 120
kredite. Preferohet të ketë mbaruar: shkenca sportive, shkenca sociale ose të
ngjashme me këto.
b- Përvoja në punë: mbi 3 vite në të njëjtin pozicion ose të ngjashëm.
c- Aftësi teknike të veçanta: përdorimi i programeve kompjuterike.

Dokumentacioni dhe afati i dorëzimit
a- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike, adresën
postare, letër shprehje interesi me emërtesën e plotë të pozicionit të punës;

b- Fotokopje e noterizuar e diplomës ; Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të
jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave,
sipas legjislacionit në fuqi;
c- Libreza e punës;
d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f- Çertifikatë e gjëndjes gjyqësore(dëshmia e penalitetit)
g- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe
trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura
në jetëshkrim.

Dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrës së burimeve njerëzore
brenda datës 11.07.2024 ora 16:00.