E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Vend Vakant: Përgjegjës Sektori pranë Drejtorisë së Gjelbërimit Dekorativ në Sektorin e Kurorës së Gjelbër

Vend Vakant: Përgjegjës Sektori pranë Drejtorisë së Gjelbërimit Dekorativ në Sektorin e Kurorës së Gjelbër

Duke u mbështetur në Urdhrin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë për “Miratimin e strukturës

organike të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, me nr. 1019, datë 28.03.2024, nr.

12714/1 prot., datë 28.03.2024, ju bëjme me dije se pozicioni i punës së Përgjegjësit të

sektorit pranë Drejtorisë së Gjelbërimit Dekorativ në Sektorin e Kurorës së Gjelbër është I lirë (vakant).

Si më poshtë do të gjeni:

  1. Përshkrimin e përgjithshëm të pozicionit të punës.
  2. Detyrat kryesore të Përgjegjësit të sektorit.
  3. Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati
  4. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës.

Përgjegjësi i sektorit është nëpunës i nivelit të ulët drejtues. Ai ka varësi direkte nga Drejtori i Drejtorisë përkatëse. Zbaton me përpikmëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e punës. Drejton teknikisht punimet në mirëmbajtjen dhe shtimin e gjelbërimit dhe hapësirave të gjelbëra, parqet e reja që janë krijuar dhe do të krijohen në territorin e Bashkisë së Tiranës, në administrim nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

Detyrat kryesore të Përgjegjësit të sektorit.

a) Ka në varësi Specialistët e Sektorit Kurora e Gjelbër dhe përgjigjet për organizimin e punës, shpërndarjen e detyrave sipas planeve të punës ditore, javore dhe mujore të miratuara në Drejtorinë Gjelbërimi Dekorativ

b) Harton planet e punimeve mujore dhe vjetore të Sektorit Kurora e Gjelbër,të ndara me detyra konkrete për çdo specialist, i cili detajohet për çdo muaj dhe miratohet tek Drejtori Drejtorisë Gjelbërimi Dekorativ si dhe ndjek në mënyrë operative zbatimin e tyre, duke verifikuar në terren me sondazhe sasinë dhe cilësinë e punimeve.

c) Instrukton punonjësit mbi rregulloren e sigurimit teknik 1 herë në vit (në fillim të Janarit) dhe dorëzon proces verbalin përkatës me firmat e të gjithë punonjësve të instruktuar. Për punonjësit e rinj e bën këtë në ditën e parë të punës

d) Merr pjesë në grupet e punës për studimin, planifikimin e politikave të zhvillimit të qëndrueshëm të parqeve rekreative, kurorës së gjelbër.

e) Harton dhe firmos proces verbalet e përdorimit të bazës materiale (të mbjelljeve të bimësisë dekorative, sipërfaqeve të gjelbëra, plehërimeve kimike dhe organike, trajtimeve fito-sanitare, etj) në Sektorin Kurora e Gjelbër.

f) Në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit Kurora e Gjelbër, harton dhe ndjek zbatimin e grafikëve të ujitjes me autobot, impiante dhe tuba gome, miraton shpërndarjen e fuqisë punëtore dhe oraret e ujitjes së objekteve të gjelbërimit gjatë sezonit veror.

g) Në objekte të veçanta merr pjesë dhe drejton kryerjen e detyrave që paraqesin vështirësi teknike dhe organizative.

h) Merr masat për parandalimin e dëmtimeve në objektet që ka në administrim dhe për çdo konstatim informon me shkrim (proces verbal dëmtimi).

i) Përpilon planin vjetor dhe mujor për bazën materiale të Sektorit Kurora e Gjelbër. Bën tërheqjen e tyre nga magazinat e Agjecisë së Parqeve dhe Rekreacionit dhe është i vetmi person i ngarkuar me përgjegjësi materiale në sektorin që administron.

Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati.

a- Të zotërojë diplomë të masterit shkencor, apo master profesional të përfituar në fund

të studimeve të ciklit të dytë, me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite

akademike: Preferohet të ketë mbaruar Universitetin Bujqësor të Tiranës, Dega

Inxhinieri Mjedisi.

b- Përvoja në punë: mbi 3 vite në të njëjtin pozicion ose të ngjashëm;

c- Aftësi teknike të veçanta: përdorimi i programeve kompjuterike.

Dokumentacioni dhe afati i dorëzimit

a- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike, adresën

postare, letër shprehje interesi me emërtesën e plotë të pozicionit të punës;

 b- Fotokopje e noterizuar e diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor); Diplomat që

janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit

përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;

c- Libreza e punës;

d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f- Çertifikatë e gjëndjes gjyqësore(dëshmia e penalitetit)

g- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe

trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura

në jetëshkrim.

Dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrës së burimeve njerëzore brenda datës 24.04.2024 ora 16:00.