E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Vend Vakant: Përgjegjës Sektori pranë Drejtorisë së Komunikimit Publik në Sektorin e Komunikimit Dixhital

Vend Vakant: Përgjegjës Sektori pranë Drejtorisë së Komunikimit Publik në Sektorin e Komunikimit Dixhital

Duke u mbështetur në Urdhrin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë për “Miratimin e strukturës organike të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, me nr. 1019, datë 28.03.2024, nr. 12714/1 prot., datë 28.03.2024, ju bëjme me dije se pozicioni i punës së Përgjegjësit të Sektorit pranë Drejtorisë së Komunikimit Publik në Sektorin e Komunikimit Dixhital është i lirë ( vakant).

Si më poshtë do të gjeni:
1. Përshkrimin e përgjithshëm të pozicionit të punës.
2. Detyrat kryesore të Përgjegjësit të Sektorit.
3. Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati
4. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës.
Përgjegjësi i sektorit është nëpunës i nivelit të ulët drejtues. Ai ka varësi direkte nga Drejtori i Drejtorisë. Ai i vjen në ndihmë misionit kryesor të drejtorisë duke pasqyruar punën dhe aktivitetet e institucionit në formën dixhitale dhe koordinon përditësimin me informacion të punëve dhe aktiviteteve në zbatim të parimit të transparencës. Me qëllim kryesor afrimin me qytetarët dhe ndërveprimin me ta, ky sektor kryen rolin e koordinatorit me publikun në nëpërmjet përdorimit të hapësirave dixhitale.

Detyrat kryesore të Përgjegjësit të Sektorit.
1. Merr masa organizative në lidhje me plotësimin dhe zbatimin e detyrave të ngarkuara për çdo punonjës në veçanti dhe si sektor në përgjithësi, brenda programit dhe planifikimit të miratuar për drejtorinë ku bën pjesë;
2. Kryen zbatimin e detyrave të ngarkuara apo të deleguara, duke realizuar praktikat, procedurat apo veprimet administrative përkatëse;
3. Zhvillon dhe zbaton strategji të komunikimit dixhital për të promovuar programet, iniciativat dhe ngjarjet e agjencisë;
4. Krijon dhe menaxhon përmbajtje për platformat e mediave sociale dhe kanale të tjera dixhitale;
5. Monitoron dhe menaxhon matjet e komunikimit dixhital për të vlerësuar efektivitetin e fushatave dhe për të marrë vendime të bazuara në të dhëna;
6. Bashkëpunon me sektorët e brendshëm për të siguruar mesazhe të qëndrueshme të agjencisë në të gjitha platformat dixhitale;
7. Qëndron i informuar për tendencat e komunikimit dixhital dhe praktikat më të mira për të përmirësuar vazhdimisht praninë dixhitale të agjencisë;
8. Menaxhon fushatat dixhitale të aktiviteteve për të arritur audiencën e synuar dhe për të arritur qëllimet e komunikimit;
9. Përgjigjet për çdo komunikim me publikun në platformat e mediave sociale në kohën e duhur dhe në mënyrë profesionale;
10. Trajnon specilaistët në varësi për mjetet e komunikimit dixhital dhe praktikat më të mira për të përmirësuar aftësitë e tyre dixhitale;
11. Merr masa organizative për plotësimin e detyrave nga çdo punonjës në veçanti dhe si sektor brenda planifikimit të detyrave të drejtorisë;
12. Evidenton problemet që dalin nga veprimtaria e përditshme, si dhe problematikat e dala nga qytetarët, përcakton zgjidhjet e mundshme brenda kuadrit ligjor në fuqi dhe i propozon këto tek drejtori përkatës;
13. Kontrollon punën e përditshme të specialistëve në varësi, për plotësimin e detyrave që i janë ngarkuar;
14.Kryen studime për fusha të ndryshme dhe të organizojë sistemin e informacionit për sektorin që mbulon;
15. Organizon sistemin e administrimit të informacionit dhe të statistikave për veprimtarinë e sektorit;

Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati.
a- Të zotërojë diplomë të nivelit të masterit shkencor, profesional me 120 kredite.
Preferohet të ketë mbaruar: shkenca sociale, shkenca kompjuterike, shkenca shoqërore ose të ngjashme me këto.
b- Përvoja në punë: mbi 5 vite në të njëjtin pozicion ose të ngjashëm.
c- Aftësi teknike të veçanta: përdorimi i programeve kompjuterike, rrjeteve sociale etj.

Dokumentacioni dhe afati i dorëzimit
a- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike, adresën postare, letër shprehje interesi me emërtesën e plotë të pozicionit të punës;
b- Fotokopje e noterizuar e diplomës ; Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
c- Libreza e punës;
d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f- Çertifikatë e gjëndjes gjyqësore(dëshmia e penalitetit)
g- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrës së burimeve njerëzore
brenda datës 10.06.2024 ora 16:00.