E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Vend Vakant: Përgjegjës Sektori pranë Drejtorisë së Komunikimit Publik në Sektorin Tirana ImeOutdoor (zëvendësues) 

Vend Vakant: Përgjegjës Sektori pranë Drejtorisë së Komunikimit Publik në Sektorin Tirana ImeOutdoor (zëvendësues) 

Duke u mbështetur në Urdhrin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë për “Miratimin e strukturës organike të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, me nr. 1019, datë 28.03.2024, nr. 12714/1 prot., datë 28.03.2024, ju bëjme me dije se pozicioni i punës së Përgjegjësit të Sektorit (zëvendësues) pranë Drejtorisë së Komunikimit Publik në Sektorin Tirana Ime Outdoor është i lirë ( vakant).

Si më poshtë do të gjeni:
1. Përshkrimin e përgjithshëm të pozicionit të punës.
2. Detyrat kryesore të Përgjegjësit të Sektorit.
3. Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati
4. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës.
Përgjegjësi i sektorit është nëpunës i nivelit të ulët drejtues. Ai ka varësi direkte nga Drejtori i Drejtorisë. Ai ka si qëllim kryesor, rritjen dhe ndërgjegjësimin e komunitetit për t’iu afruar jetesës së shëndetshme nëpërmjet organizimit të aktiviteteve sportive, kulturore e rinore dhe qëndrimit pranë natyrës. Ky sektor zhvillon dhe koordinon aktivitete me karakter “outdoor” të zhvilluara nga drejtoritë e tjera si dhe bashkëpunëtorëve të ndryshëm. Përmes këtij sektori ofrohen aktivitete kulturore e sociale në ambientet e Resë duke sjellë larmishmëri dhe gjallëri në jetën kulturore të qytetit, duke plotësuar kështu misionin e
promovimit të imazhit rekreativ të APR.

Detyrat kryesore të Përgjegjësit të Sektorit.
1. Merr masa organizative në lidhje me plotësimin dhe zbatimin e detyrave të ngarkuara për çdo punonjës në veçanti dhe si sektor në përgjithësi, brenda programit dhe planifikimit të miratuar për drejtorinë ku bën pjesë;
2. Kryen zbatimin e detyrave të ngarkuara apo të deleguara, duke realizuar praktikat, procedurat apo veprimet administrative përkatëse;
3. Bashkërendon punën me strukturat e Drejtorisë së Sistemeve të Informimit dhe IT–së të Bashkisë së Tiranës, për sigurimin e asistencës në lidhje me mbledhjen, disponueshmërinë, sigurinë dhe përshtatshmërinë e të dhënave;
4. Merr masa organizative për plotësimin e detyrave nga çdo punonjës në veçanti dhe si sektor brenda planifikimit të detyrave të drejtorisë;
5. Evidenton problemet që dalin nga veprimtaria e përditshme, si dhe problematikat e dala nga qytetarët, të përcaktojë zgjidhjet e mundshme brenda kuadrit ligjor në fuqi dhe ia propozon këto zgjidhje drejtorit të drejtorisë;
6. Kontrollon punën e përditshme të specialistëve në varësi, për plotësimin e detyrave që i janë ngarkuar;
7. Kryen studime për fusha të ndryshme dhe të organizojë sistemin e informacionit për sektorin;
8. Organizon sistemin e administrimit të informacionit dhe të statistikave për veprimtarinë e sektorit;
9. Kryen vlerësime pune për punonjësit e sektorit.

Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati.
a- Të zotërojë diplomë të nivelit të masterit shkencor, profesional me 120 kredite.
Preferohet të ketë mbaruar: shkenca sociale, shkenca kompjuterike, shkenca shoqërore, shkenca mjedisore ose të ngjashme me këto.
b- Përvoja në punë: mbi 5 vite në të njëjtin pozicion ose të ngjashëm.
c- Aftësi teknike të veçanta: përdorimi i programeve kompjuterike, rrjeteve sociale etj.

Dokumentacioni dhe afati i dorëzimit
a- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike, adresën postare, letër shprehje interesi me emërtesën e plotë të pozicionit të punës;
b- Fotokopje e noterizuar e diplomës ; Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
c- Libreza e punës;
d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f- Çertifikatë e gjëndjes gjyqësore(dëshmia e penalitetit)
g- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrës së burimeve njerëzore brenda datës 10.06.2024 ora 16:00.