E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Vend Vakant: Përgjegjës Sektori (zëvëndësues) pranë Drejtorisë së Financës në Sektorin e Buxhetit

Vend Vakant: Përgjegjës Sektori (zëvëndësues) pranë Drejtorisë së Financës në Sektorin e Buxhetit

Duke u mbështetur në Urdhrin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë për “Miratimin e strukturës

organike të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, me nr. 1019, datë 28.03.2024, nr.

12714/1 prot., datë 28.03.2024, ju bëjme me dije se pozicioni i punës së Përgjegjësit të

sektorit (zevendesues) pranë Drejtorisë së Financës në Sektorin e Buxhetit është i lirë

(vakant).

Si më poshtë do të gjeni:

  1. Përshkrimin e përgjithshëm të pozicionit të punës.
  2. Detyrat kryesore të Pergjegjësit të sektorit.
  3. Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati
  4. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.
  5. Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës.

Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës.

Përgjegjësi i sektorit është nëpunës i nivelit të ulët drejtues. Ai ka varësi direkte nga Drejtori i Drejtorisë përkatës. Siguron mirëadministrimin e vlerave financiare dhe materiale dhe menaxhimin e buxhetit të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

Detyrat kryesore të Përgjegjësit të sektorit.

a) Paraqet dokumentacion të saktë dhe pa korigjime ku të përshkruhen veprimet ose

ngjarjet sipas datës, objektit, treguesve sasiorë dhe të vlerës.

b) Drejton procesin e nevojave buxhetore per fonde të Agjencisë së Parqeve dhe

Rekreacionit duke zbatuar ligjet buxhetore ne fuqi.

c) Propozon zgjidhje për probleme per fonde buxhetore të evidentuara.

d) Të kryejë analiza periodike për veprimtarinë e sektorit dhe mbi këtë bazë, të informojë periodikisht Drejtorin e Financës për ecurinë e detyrave të ngarkuara në çdo specialist;

e) Të sigurojë zbatimin e ligjshmërisë buxhetore në veprimtarinë ekonomike të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

f) Mbajtja e evidencave te kontratave te lidhura.

g) Perpilon dhe raporton evidencen mujore te tyre.

h) Përpilon kerkesat per fonde sipas nevojave dhe limiteve buxhetore.

i) Bën rakordimin e fondeve me degën e Thesarit.

Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati.

a- Të zotërojnë diplomë të masterit shkencor, apo master profesional të përfituar në

fund të studimeve të ciklit të dytë, me 120 kredite dhe me kohezgjatje normale 2 vite

akademike. Preferohet të ketë mbaruar:Fakultetin e Ekonomisë, Dega Financë

Kontabilitet ose Dega Financë Bankë.

b- Përvoja në punë; mbi 3 vite në të njëjtin pozicion ose të ngjashëm;

c- Aftësi teknike të veçanta;

Dokumentacioni dhe afati i dorëzimit

a- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike, adresën

postare, letër shprehje interesi me emërtesën e plotë të pozicionit të punës;

b- Fotokopje e noterizuar e diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor); Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit

përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;

c- Libreza e punës;

d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f- Çertifikatë e gjëndjes gjyqësore(dëshmia e penalitetit)

g- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe

trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura

në jetëshkrim.

Dorëzimi i dokumenteve të cituara më

sipër, do të bëhet pranë zyrës së burimeve njerëzore brenda datës 24.04.2024 ora 16:00.