Vend vakant pune
Drejtor pranë Njësisë së Prokurimit Publik
Duke u mbështetur në Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Nr. prot. 23463/1, datë 28.06.2022 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit” ju bëjme me dije se pozicioni i punës së Drejtorit të Njësisë pranë Njësisë së Prokurimit Publik është i lirë (vakant).
Si më poshtë do të gjeni:
Përshkrimin e përgjithshëm të pozicionit të punës.
Detyrat kryesore të Drejtorit të njësisë.
Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.
1. Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës.
Drejtori i Njësisë, është nëpunës i nivelit të mesëm drejtues dhe ka përgjegjësi për formulimin dhe zbatimin e politikës në fushën e prokurimeve. Të sigurojë zbatimin e ligjshmërisë në veprimtarinë e prokurimeve publike të institucionit.
2. Detyrat kryesore të Drejtorit të Njësisë.
Të sigurojë zbatimin e ligjshmërisë në veprimtarinë e prokurimeve publike të institucionit;
Të sigurojë mirëpërdorimet e fondeve publike të prokurimeve të institucionit;
Të përgatisë dokumentacionin ligjor për zhvillimin e procedurave të prokurimit, sipas legjislacionit në fuqi;
Të realizojë elektronikisht prokurimet e institucionit në faqen zyrtare të APP-së;
Të përgatisë regjistrin vjetor të parashikimeve për prokurimet e institucionit;
Të hartojë regjistrat 4 (katër) mujore për prokurimet e realizuara;
Të hartojë regjistrin vjetor të realizimeve të prokurimeve të institucionit;
Të sigurojë mbarëvajtjen e procesit të prokurimeve në respektim të afateve dhe detyrave funsionale në respektim të legjislacionit për prokurimet publike.
Administron në mënyrë të vazhdueshme proçesin e prokurimeve në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.
Merr pjesë në mënyrë të vazhdueshme si anëtarë i njësisë së prokurimit për të gjitha prokurimet që zhvillohen në institucion.
Përgatit dokumentat e tenderit, kërkesat për kualifikim dhe kriteret e vlerësimit në përputhje me legjislacionin në fuqi për të gjitha prokurimet publike.
Merr pjesë në hartimin e të gjitha urdhërave që kanë lidhje me proçesin e prokurimit publik si dhe hartimin e kontratave publike për mallra, punë e shërbime, kontratave të tjera të shërbimit dhe procedurat e ankandit publik.
Administron të dhënat e nevojshme të siguruara nga strukturat përkatëse në institucion, merr pjesë në përgatitjen e regjistrit të parashikimeve dhe të realizimeve të prokurimeve publike.
Jep asistencën e nevojshme kur i kërkohet për proçedura publike dhe për zbatimin me përpikmëri të legjislacionit në fuqi.
3. Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati.
Të zotërojnë diplomë të masterit shkencor, apo master profesional të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë, me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike; Arsimimi Shkenca ekzakte;
4. Dokumentacioni dhe afati i dorëzimit
Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike, adresën postare, letër shprehje interesi me emërtesën e plotë të pozicionit të punës;
Fotokopje e noterizuar e diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor); Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
Libreza e punës;
Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
Çertifikatë e gjëndjes gjyqësore(dëshmia e penalitetit);
Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrës së burimeve njerëzore brenda datës 21.11.2023 ora 16:00.