Vend vakant pune
Vend vakant: Specialistit II pranë Drejtorisë Komunikimi Publik në Sektorin Web, Rrjete Sociale
Duke u mbështetur në Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Nr. prot. 23463/1, datë 29.06.2022 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit” ju bëjme me dije se pozicioni i punës së Specialistit II pranë Drejtorisë Komunikimi Publik në Sektorin Web, Rrjete Sociale është i lirë (vakant).
Si më poshtë do të gjeni:
- Përshkrimin e përgjithshëm të pozicionit të punës.
- Detyrat kryesore të Specialistit II.
- Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati
- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.
Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës.
Specialisti II është nëpunës i nivelit ekzekutiv. Ai ka varësi direkte nga përgjegjësi i sektorit. Ai zbaton me përpikmëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e punës së sektorit veçanërisht në promovimin e punëve të institucionit në kanalet e ndryshme të komunikimit.
Detyrat kryesore të specialistit II.
- Ekzekuton planet e përcaktuara nga Përgjegjësi i Sektorit në përputhje me objektivat kryesore të punës duke synuar realizimin në kohe të planeve.
- Mban dhe përpunon një bankë të dhënash me kontakte telefonike dhe e-mail të shtypit të shkruar dhe elektronik, dërgon njoftime për median koordinuar me Drejtorin e Përgjithshëm.
- Mbajtja e marrëdhënies me grupin e vullnetarëve.
- Ndjekja e marrëveshjes me subjektin kontraktor mbi materialet e printuara.
- Kujdeset për azhornimin me materiale fotografike të eventeve dhe punëve të APR-së në flicker APR dhe atë të Bashkisë Tiranë.
- Menaxhimi i kalendarit të eventeve Outdoor ne rrjetete sociale, web APR me qëllim informimin e publikut për aktivitetet në natyrë dhe promovimin e tyre
- Ushtron çdo detyrë tjetër të caktuar me ligj.
Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati.
- Të zotërojnë diplomë të nivelit Bachelor, Shkenca Shoqërore.
- Përvoja në punë; mbi 2 vite eksperiencë pune.
- Aftësi teknike të veçanta; trajnime në marrëdhënieve me publikun.
- Njohës i mirë i gjuhëve të huaja (Anglisht, Italisht)
Dokumentacioni dhe afati i dorëzimit
- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike, adresën postare, letër shprehje interesi me emërtesën e plotë të pozicionit të punës;
- Fotokopje e noterizuar e diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor); Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
- Libreza e punës;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Çertifikatë e gjëndjes gjyqësore(dëshmia e penalitetit)
- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrës së burimeve njerëzore brenda datës 06.11.2023 ora 16:00.