Vend Vakant – Specialist I
Duke u mbështetur në Urdhrin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë për “Miratimin e strukturës organike të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, me nr. 1019, datë 28.03.2024, nr. 12714/1 prot., datë 28.03.2024, ju bëjmë me dije se pozicioni i punës Specialistit të I pranë Drejtorisë së Administrimit të Parkut të Madh të Liqenit, në Sektorin Pedalo në park, pedalo kudo është i lirë (vakant).
Si më poshtë do të gjeni:
- Përshkrimin e përgjithshëm të pozicionit të punës.
- Detyrat kryesore të Specialistit I.
- Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati
- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.
Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës.
Ai është përgjegjës për organizimin e fushatave dhe aktiviteteve që lidhen
me edukimin dhe pedalimin në park si dhe përdorimin e bicikletës si mjet multifunksional në jetën e cdo qytetari.
Detyrat kryesore të Specialistit I.
- Komunikon dhe kupton situatat në punën me fëmijët dhe qytetarët.
- Përgatit bazën teorike dhe ofron trajnime gjatë punës me fëmijët apo qytetarë.
- Bashkëpunon dhe ndërvepron institucionalisht me strukturat mbështetëse për realizimin e aktiviteteve.
- Ndjek dhe kujdeset në mënyrë të drejtpërdrejtë për zhvillimin e aktviteteve.
- Harton procesverbalet dhe bashkangjit provat fotografike në rast dëmtimi të bazës materiale nga individë apo nga kushtet atmosferike.
- Organizon oraret dhe monitoron fushat gjatë kohës së përdorimit nga qytetarët.
- Monitoron në mënyrë ditore mjetet dhe objektet që përdoren nga Sektori.
- Harton dokumentacion shkresor dhe kthimin e përgjigjeve për shkresat e ardhura në varësi të tematikave.
- Planifikon dhe ndjek aktivitetet e ndryshme të pedalimit.
Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati.
- Të zotërojë diplomë të nivelit të masterit shkencor, profesional. Preferohet të ketë mbaruar Universitetin e Sporteve , shkenca shoqërore apo të ngjashme me to.
- Aftësi teknike të veçanta; përdorimi i programeve kompjuterike.
- Përvoja në punë: mbi 2 vite në të njëjtin pozicion ose të ngjashëm.
Dokumentacioni dhe afati i dorëzimit
- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike, adresën postare, letër shprehje interesi me emërtesën e plotë të pozicionit të punës;
- Fotokopje e noterizuar e diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor); Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
- Libreza e punës;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Çertifikatë e gjëndjes gjyqësore(dëshmia e penalitetit)
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrës së burimeve njerëzore brenda datës 12.09.2025 ora 16:00.
