E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Vend vakant: Specialist I pranë Drejtorisë Ekonomike në Sektorin Buxheti dhe Zbatimi i Kontratave

Vend vakant: Specialist I pranë Drejtorisë Ekonomike në Sektorin Buxheti dhe Zbatimi i Kontratave

Duke u mbështetur në Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Nr. prot. 23463/1, datë 28.06.2022 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit” ju bëjme me dije se pozicioni i punës së Specialistit I pranë Drejtorisë Ekonomike në Sektorin Buxheti dhe Zbatimi i Kontratave është i lirë (vakant).

Si më poshtë do të gjeni:
1. Përshkrimin e përgjithshëm të pozicionit të punës.
2. Detyrat kryesore të Specialistit I.
3. Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati
4. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës.

Specialisti është nëpunës i nivelit ekzekutiv. Ai ka varësi direkte nga përgjegjësi i sektorit Specialisti i Sektorit te buxhetit evidenton nevojen per fonde ne menyre periodike, perpilon kerkesat per fonde dhe paraqet ato ne evidencat perkatese mujore.

Detyrat kryesore të specialistit I.

Paraqet dokumentacion të saktë dhe pa korigjime ku të përshkruhen veprimet ose ngjarjet sipas datës, objektit, treguesve sasiorë dhe të vlerës.
b. Propozon zgjidhje për probleme financiare të evidentuara.
c. Të sigurojë zbatimin e ligjshmërisë finaciare në veprimtarinë ekonomike të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.
d. Përfaqëson sektorin në rastet kur ngarkohet nga eprori i drejtpërdrejtë.
e. Mbajtja e ditarit të shpenzimeve në momentin e konstatimit të tyre.
f. Mbajtja dhe evidentimi i proçedurave mbi donacionet.
g. Paraqet dokumentacion të saktë dhe pa korigjime lidhur me plotësimin e urdhër shpenzimeve për pagesat e kryera të aktivitetit të APR .
h. Bën kontabilizimin ditor të veprimeve të ardhurave dhe inventarin mujor të saj.
i. Bën rakordimin me degën e Thesarit.
j. Propozon zgjidhje për problemet financiare të evidentuara.
k. Të sigurojë zbatimin e ligjshmërisë finaciare në veprimtarinë ekonomike të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit;
l. Përpilon kerkesat per fonde sipas nevojave dhe limiteve buxhetore.

Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati

a- Të zotërojnë diplomë të masterit shkencor, apo master profesional të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë, me 120 kredite dhe me kohezgjatje normale 2 vite akademike Fakulteti Ekonomik, (preferohet dega Financë ose dega Administrim Biznes) ; Master Profesional profili Ekonomik.
b- Përvoja në punë; mbi 2 vite në të njëjtin pozicion ose të ngjashëm;
c- Aftësi teknike të veçanta; përdorimi i programeve financiare dhe kompjuterike.

Dokumentacioni dhe afati i dorëzimit

a- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike, adresën postare, letër shprehje interesi me emërtesën e plotë të pozicionit të punës;
b- Fotokopje e noterizuar e diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor); Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
c- Libreza e punës;
d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f- Çertifikatë e gjëndjes gjyqësore(dëshmia e penalitetit)
g- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrës së burimeve njerëzore brenda datës 21.02.2024 ora 16:00.