E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Vend Vakant: Specialist I pranë Drejtorisë Juridike në Sektorin e Kontratave dhe Marrëveshjeve

Vend Vakant: Specialist I pranë Drejtorisë Juridike në Sektorin e Kontratave dhe Marrëveshjeve

Duke u mbështetur në Urdhrin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë për “Miratimin e strukturës organike të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, me nr. 1019, datë 28.03.2024, nr. 12714/1 prot., datë 28.03.2024, ju bëjme me dije se pozicioni i punës së Specialistit të I pranë Drejtorisë Juridike në Sektorin e Kontratave dhe Marrëveshjeve është i lirë ( vakant).


Si më poshtë do të gjeni:
1. Përshkrimin e përgjithshëm të pozicionit të punës.
2. Detyrat kryesore të Specialistit I.
3. Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati
4. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës.
Specialisti I është nëpunës i nivelit ekzekutiv dhe ka varësi direkte nga përgjegjësi i sektorit. Ai është përgjegjës për mirëadministrimin e çështjeve që lidhet me hartimin, përmirësimin e standartizimin e kontratave e marrëveshjeve, që APR lidh me subjekte fizike dhe juridike, vendase e të huaja, në përputhje me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë, referuar akteve ligjore e nënligjore që janë në fuqi, me qëllim arritjen e objektivave të saj strategjikë dhe përmbushjen e rezultateve të kërkuara.

Detyrat kryesore të Specialistit I.
1. Sigurohet për hartimin e kontratave dhe marrëveshjeve, në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve, në mbështetje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi;
2. Ofron konsulencë juridike referuar mosmarrëvshjeve që mund të lindin nga zbatimi i kontratave apo marrëveshjeve në rastet e konflikteve civile, nga mosrespektimi korrekt i tyre, në bashkëpunim me strukturat përkatëse;
3. Koordinon, mbikqyr dhe siguron realizimin e standartizimit, përmirësimit të kontratave dhe marrëveshjeve që APR lidh me subjektet fizike e juridike, përsa i përket përmbajtjes, kushteve dhe ligjshmërisë së tyre;                                                                                                                                     

4. Përgatit materialet e duhura informuese për drejtorinë, në lidhje me përmbajtjen, kushtet dhe saktësimin e hapave proceduriale të kontratave të marrëveshjeve nga Institucioni me subjektet fizike e juridike;                                                                                                                                           

5.Përgatit draftet për përmirësimin e legjislacionit, kur del e nevojshme të bëhen ndryshime që burojnë nga zbatimi praktik i akteve ligjore dhe nënligjore objekt i punës së institucionit;

Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati.
a- Të zotërojë diplomë të nivelit të masterit shkencor, profesional. Preferohet të ketë
mbaruar: shkenca juridike.
b- Përvoja në punë: mbi 2 vite në të njëjtin pozicion ose të ngjashëm.
c- Aftësi teknike të veçanta: përdorimi i programeve kompjuterike.

Dokumentacioni dhe afati i dorëzimit
a- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike, adresën postare, letër shprehje interesi me emërtesën e plotë të pozicionit të punës;
b- Fotokopje e noterizuar e diplomës ; Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
c- Libreza e punës;
d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f- Çertifikatë e gjëndjes gjyqësore(dëshmia e penalitetit)
g- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.


Dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrës së burimeve njerëzore brenda datës 10.06.2024 ora 16:00.