E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Vend Vakant: Specialist I pranë Drejtorisë së Administrimit të Parkut të Madh të Liqenit (PMLAT) në Sektorin  Pedalo në Park, Pedalo Kudo

Vend Vakant: Specialist I pranë Drejtorisë së Administrimit të Parkut të Madh të Liqenit (PMLAT) në Sektorin  Pedalo në Park, Pedalo Kudo

Duke u mbështetur në Urdhrin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë për “Miratimin e strukturës organike të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, me nr. 1019, datë 28.03.2024, nr. 12714/1 prot., datë 28.03.2024, ju bëjme me dije se pozicioni i punës së Specialistit të I pranë Drejtorisë së Administrimit të Parkut të Madh të Liqenit (PMLAT) në Sektorin Pedalo në Park , pedalo kudo është i lirë ( vakant).

Si më poshtë do të gjeni:
1. Përshkrimin e përgjithshëm të pozicionit të punës.
2. Detyrat kryesore të Specialistit I.
3. Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati
4. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës.
Specialisti I është nëpunës i nivelit ekzekutiv dhe ka varësi direkte nga përgjegjësi i sektorit. Ai merret me organizimin e fushatave dhe aktiviteteve që lidhen me edukimin dhe pedalimin në park dhe përdorimi i bicikletës si mjet multifunksional në jetën e cdo qytetari, si dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme që lidhen me pedalimin si dhe trajnimet për grupmosha të ndryshme pranë pistës së çiklizmit.

Detyrat kryesore të Specialistit I.
1. Komunikon dhe kupton situatat në punën me fëmijët dhe qytetarët;
2. Përgatitja e bazës teorike dhe ofrimi i trajnimeve gjatë punës me fëmijët apo qytetarët;
3. Bashkëpunon dhe ndërvepron institucionalisht me strukturat mbështetëse për realizimin e aktiviteteve;
4. Ndjek dhe kujdeset në mënyrë të drejtpërdrejtë për zhvillimin e aktviteteve;
5. Harton procesverbalet dhe bashkangjit provat fotografike në rast dëmtimi të bazës materiale nga individë apo nga kushtet atmosferike;
6. Organizon oraret dhe monitoron fushat gjatë kohës së përdorimit nga qytetarët;
7. Monitoron në mënyrë ditore mjetet dhe objektet që përdoren nga sektori;
8. Harton dokumentacion shkresor dhe kthimin e përgjigjeve për shkresat e ardhura në vartësi të tematikave.
9. Planifikon dhe ndjek aktivitetet e ndryshme të pedalimit.

Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati.
a- Të zotërojë diplomë të nivelit të masterit shkencor, profesional. Preferohet të ketë mbaruar: shkenca shoqërore,shkenca ekonomike, akademinë e sporteve ose të ngjashme me këto.
b- Përvoja në punë: mbi 2 vite në të njëjtin pozicion ose të ngjashëm.
c- Aftësi teknike të veçanta: përdorimi i programeve kompjuterike.


Dokumentacioni dhe afati i dorëzimit
a- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike, adresën postare, letër shprehje interesi me emërtesën e plotë të pozicionit të punës;
b- Fotokopje e noterizuar e diplomës ; Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
c- Libreza e punës;
d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f- Çertifikatë e gjëndjes gjyqësore(dëshmia e penalitetit)
g- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.


Dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrës së burimeve njerëzore brenda datës 10.06.2024 ora 16:00.