E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Vend Vakant: Specialist I pranë Drejtorisë së Administrimit të Pyjeve dhe Kullotave në Sektorin e Kadastrës Hartografisë, GIS

Vend Vakant: Specialist I pranë Drejtorisë së Administrimit të Pyjeve dhe Kullotave në Sektorin e Kadastrës Hartografisë, GIS

Duke u mbështetur në Urdhrin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë për “Miratimin e strukturës
organike të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, me nr. 1019, datë 28.03.2024, nr.12714/1 prot., datë  28.03.2024, ju bëjme me dije se pozicioni i punës së Specialistit të I pranë Drejtorisë së Administrimit të Pyjeve dhe Kullotave në Sektorin e Kadastrës Hartografisë, GIS është i lirë ( vakant).

Si më poshtë do të gjeni:
1. Përshkrimin e përgjithshëm të pozicionit të punës.
2. Detyrat kryesore të Specialistit I.
3. Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati
4. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës.
Specialisti I është nëpunës i nivelit ekzekutiv dhe ka varësi direkte nga përgjegjësi i sektorit. Ai është përgjegjës për administrimin e çështjeve që lidhen me identifikimin, verifikimin, inventarizimin dhe rregjistrimin e sipërfaqeve pyjore në rregjistrat e pasurive të paluajtshme si dhe grumbllimin mbajtjen e dokumentacionit tekniko-ligjor për sipërfaqet pyjore publike, në juridiksionin e Bashkisë Tiranë, si dhe për identifikimin e përcaktimin të statusit juridik të pronës sipas zonave të përcaktuara për zhvillimin e projekteve të APR.

Detyrat kryesore të Specialistit I.
1. Kryen me përpikmëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat e ngarkuara nga eprorët e tij;
2.Jep përgjigje ligjore dhe teknike për problemet specifike që mbulon sipas detyrave që i ngarkohen brenda sektorit, si dhe përgatit propozime lidhur me trajtimin e çështjeve të ndryshme me karakter profesional dhe teknik, sipas fushave që mbulon sektori;
3. Ndjek korrespondencën që i është dhënë për trajtim, duke respektuar rigorozisht afatet e përcaktuara. Përgatit materialin dhe pasi e siglon ia paraqet përgjegjësit të sektorit dhe drejtorit të drejtorisë;
4. Mban përgjegjësi për cilësinë dhe saktësinë profesionale të materialeve të përgatitura;
5. Punon në vazhdimësi për rritjen e aftësive vetiake tekniko-profesionale dhe merr pjesë në veprimtaritë  trajnuese për këtë qëllim, në funksion të plotësimit sa më të mirë të detyrës së ngarkuar, të njohë legjislacionin në fuqi dhe në mënyrë të veçantë atë që lidhet me punën sipas specifikës së fushës që mbulon;
6. Realizon ndryshimet e duhura në sipërfaqe dhe vëllim të fondit pyjor dhe kullosor sipas regjistrave përkatës të pyjeve e kullotave dhe përditëson të dhënat;                                                                           

7. Përpilon bashkë me kolegët, raport përfundimtar mbi gjendjen e fondit pyjor, duke plotësuar formularët përkatës dhe i dërgon ato për miratim;
8.Bashkëpunon për të planifikuar çdo vit ekonomitë pyjore dhe kullosore që do të inventarizohen dhe mbarështohen;
9. Merr pjesë aktive në organizimin dhe drejtimin e punës për trajtimin dhe shfrytëzimin e fondit pyjor në zbatim të planeve përkatëse;
10. Orienton qeverisjen e pyjeve drejt një mbarështimi të qëndrueshëm në të gjitha aspektet;
11. Krijon bazën e të dhënave hapësinore, për kryerjen e një analize gjeografike të pyjeve dhe kullotave, publike dhe private të cilat ruhen në tabela me kod specifik për secilin nr.pronësie;
12. Përpilon hartat të gjeoreferuara, duke përcaktuar kufijtë e ekonomive pyjore, ngastrat e nëngastrat, kufijtë e pronave private, fond pyjor e kullosor, kufijtë e zonave kadastrale sipas ASHK-së.;
13. Ndërton tabela me të dhënat identifikuese, sipas nivelit hierarkik të organizimit
administrativ, të pronësisë, të karakteristikave kryesore, të treguesve dendometrikë, sipas llojeve, formës, qeverimit, klasave, ndryshimeve të konstatuara etj, në programin Microsoft – Acces;
14. Evidenton dhe pasqyron ndryshimet periodike që pëson fondi pyjor dhe kullosor nëpërmjet Sistemit të Informimit Gjeografik (GIS);                                                                                                                       

15. Evidenton sipërfaqet, kapacitetet kullosore dhe ndryshimet që ndodhin në to, në
nivelet e administrimit dhe kërkon shfrytëzimin e tyre;
16. Kryen kontrolle në terren. Nxjerr konkluzione, përcakton dhe propozon masa
organizative për mbarëvajtjen e punës.

Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati.
a- Të zotërojë diplomë të nivelit të masterit shkencor, profesional. Preferohet të ketë
mbaruar: shkenca pyjore, shkenca mjedisore ose të ngjashme me këto.
b- Përvoja në punë: mbi 2 vite në të njëjtin pozicion ose të ngjashëm.
c- Aftësi teknike të veçanta: përdorimi i programeve kompjuterike, GIS, Autocad etj.

Dokumentacioni dhe afati i dorëzimit
a- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike, adresën postare, letër shprehje interesi me emërtesën e plotë të pozicionit të punës;
b- Fotokopje e noterizuar e diplomës ; Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave,nsipas legjislacionit në fuqi;
c- Libreza e punës;
d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f- Çertifikatë e gjëndjes gjyqësore(dëshmia e penalitetit)
g- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrës së burimeve njerëzore brenda datës 10.06.2024 ora 16:00.