E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Vend Vakant: Specialist I pranë Drejtorisë së Aktiviteteve Rekreative në Sektorin Shkolla e Biçikletave (2 pozicione vakante)

Vend Vakant: Specialist I pranë Drejtorisë së Aktiviteteve Rekreative në Sektorin Shkolla e Biçikletave (2 pozicione vakante)

Duke u mbështetur në Urdhrin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë për “Miratimin e strukturës
organike të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, me nr. 1019, datë 28.03.2024, nr.
12714/1 prot., datë 28.03.2024, ju bëjme me dije se 2 pozicione pune Specialist I pranë
Drejtorisë Aktivitete Rekreative në Sektorin e Shkollës së Biçikletave janë të lirë (vakant).

Si më poshtë do të gjeni:
1. Përshkrimin e përgjithshëm të pozicionit të punës.
2. Detyrat kryesore të Specialistit I.
3. Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati
4. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës.
Specialisti I është nëpunës i nivelit ekzekutiv dhe ka varësi direkte nga përgjegjësi i
sektorit. Ai ka mision menaxherial, trajnues, organizues dhe krijues lidhur me njohjen dhe
zbatimin nga grupmoshat e vogla të të gjithë elementëve sinjalistikë rrugor, elemente këto
që shërbejnë për edukimin e lëvizjes me biçikleta në qytet por dhe njohjes me rregullat
bazë të sjelljes qytetare dhe respektimin e sigurisë rrugore.

Detyrat kryesore të Specialistit I.

  1. Mban përgjegjësi për organizimin, funksionimin dhe ecurinë e
    veprimtarisë/aktivitetit, zhvillimin dhe koordinimin e aktiviteteve të ndryshme dhe
    rekreative me synim kryesor, rritjen dhe ndërgjegjësimin e komunitetit për t’ju
    afruar jetesës së shëndetshme nëpermjet sportit;
  2. Ruan bashkëpunimin dhe krijimin e lidhjeve të reja me institucione të ndryshme
    mbështetëse;
  3. Ndjek punën në terren si dhe mirëmbajtjen e objekteve fizike në mbrojtje nga
    dëmtuesit;
  4. Harton proces verbale dhe mban prova fotografike në rast dëmtimi nga individë ose
    nga kushtet atmosferike;
  5. Ruan objektet brenda kritereve optimale të përdorimit;
  6. Organizon oraret dhe monitoron objektet gjatë kohës së përdorimit nga qytetarët;
  7. Zbaton detyrat dhe udhëzimet e caktuara nga përgjegjësi i sektorit apo drejtori i
    drejtorisë;
  8. Jep ide për aktivitete të ndryshme sportive dhe rekreative tek përgjegjësi i sektorit
    apo drejtori i drejtorisë;
  9. Bashkëpunon me specialistët e sektorit dhe/ose të sektorëve të tjerë;
  10. Ndihmon përgjegjësin e sektorit në përgatitjen e planit të punës për sektorin sipas periudhës që mbulon.

Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati:

a- Të zotërojë diplomë të nivelit të masterit shkencor ose master profesional me 120
kredite. Preferohet të ketë mbaruar: shkenca sportive, shkenca sociale ose të
ngjashme me këto.
b- Përvoja në punë: mbi 1 vit në të njëjtin pozicion ose të ngjashëm.
c- Aftësi teknike të veçanta: përdorimi i programeve kompjuterike.

Dokumentacioni dhe afati i dorëzimit
a- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike, adresën
postare, letër shprehje interesi me emërtesën e plotë të pozicionit të punës;
b- Fotokopje e noterizuar e diplomës ; Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të
jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave,
sipas legjislacionit në fuqi;
c- Libreza e punës;
d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f- Çertifikatë e gjëndjes gjyqësore(dëshmia e penalitetit)
g- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe
trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura
në jetëshkrim.

Dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrës së burimeve njerëzore
brenda datës 11.07.2024 ora 16:00.