E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Vend Vakant: Specialist I pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse në Sektorin e Burimeve Njerëzore

Vend Vakant: Specialist I pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse në Sektorin e Burimeve Njerëzore

Duke u mbështetur në Urdhrin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë për “Miratimin e strukturës organike të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, me nr. 1019, datë 28.03.2024, nr. 12714/1 prot., datë 28.03.2024, ju bëjme me dije se pozicioni i punës së Specialistit të I pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse në Sektorin e Burimeve Njerëzore është i lirë ( vakant).

Si më poshtë do të gjeni:
1. Përshkrimin e përgjithshëm të pozicionit të punës.
2. Detyrat kryesore të Specialistit I.
3. Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati
4. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës.
Specialisti I është nëpunës i nivelit ekzekutiv dhe ka varësi direkte nga përgjegjësi i sektorit. Ai është përgjegjës për mirëadministrimin e të dhënave për burimet njerëzore të rekrutuar nga institucioni, nëpërmjet planifikimit, rekrutimit në përputhje me legjislacionin respektiv, me qëllim arritjen e objektivave dhe përmbushjen e rezultateve të institucionit në tërësi dhe njësisë organizative në veçanti.

Detyrat kryesore të Specialistit I.
1. Kryen me përpikmëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat e ngarkuara nga eprorët e tij;
2. Përgjigjet në formë ligjore dhe teknike për problemet specifike që mbulon sipas detyrave që i ngarkohen brenda sektorit, si dhe përgatit propozime mbi trajtimin e çështjeve të ndryshme me karakter profesional dhe teknik, sipas fushave që mbulon sektori;
3. Ndjek dhe përgatit përgjigje për aktet shkresore që janë për trajtim, duke respektuar rigorozisht afatet e përcaktuara;
4. Mban përgjegjësi për cilësinë dhe saktësinë profesionale të materialeve të përgatitura;
5. Punon në vazhdimësi për rritjen e aftësive vetiake tekniko-profesionale dhe merr pjesë në veprimtaritë trajnuese për këtë qëllim, në funksion të plotësimit sa më të mirë të detyrës së ngarkuar, si dhe njeh e zbaton legjislacionin në fuqi dhe në mënyrë të veçantë aktet ligjore sipas specifikës së fushës që mbulon;
6. Ndjek disiplinën në punë, orarin e punës, nëpërmjet kryerjes së kontrolleve periodike për zbatimin e tyre. Gjithashtu në raste të veçanta kur ngarkohet nga drejtori i drejtorisë, kryen kontrolle të veçanta për këtë problem;
7. Harton listëprezencën mujore të strukturave të institucionit;
8. Harton ndryshimet në vjetërsinë e punonjësve të institucionit me qëllim pasqyrimin e tyre në listëpagesë;
9. Plotëson dhe ndjek nënshkrimin e kontratave individuale të punës për çdo punonjës në përputhje me ligjin në fuqi;
10. Drejton punën për zhvillimin e performancës bazuar në përshkrimet e punës në mënyrë që vlerësimi i bërë për punonjësit e APR të jetë i drejtë dhe i rregullt;
11. Kryen procedurat e marrjes në punë, largimit, transferimit duke kompletuar anën dokumentare të tyre;
12. Kontrollon plotësimin e kërkesave të disiplinës së punës siç janë fillimi dhe mbarimi i kohës së punës, mbajtja e uniformës, dhe informon përgjegjësin e sektorit dhe më pas drejtorin e drejtorisë;
13. Kryen veprime në librezën e punës, në përputhje me kërkesat e formularit përkatës, plotëson librezën në momentin e pranimit dhe largimit nga puna, për ndryshimet në profesion apo në emërtimin e vet institucionit;
14. Plotëson regjistrin themeltar të punonjësve në bazë të dokumentacionit përkatës që duhet të paraqesi i punësuari në përputhje me kërkesat e këtij rregjistri;
15. Punon për krijimin, unifikimin dhe standartizimin e dokumentacionit të sektorit të burimeve njerëzore.

Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati.
a- Të zotërojë diplomë të nivelit të masterit shkencor, profesional. Preferohet të ketë mbaruar: shkenca juridike, shkenca ekonomike ose të ngjashme me këto.
b- Përvoja në punë: mbi 2 vite në të njëjtin pozicion ose të ngjashëm.
c- Aftësi teknike të veçanta: përdorimi i programeve kompjuterike.

Dokumentacioni dhe afati i dorëzimit
a- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike, adresën postare, letër shprehje interesi me emërtesën e plotë të pozicionit të punës;
b- Fotokopje e noterizuar e diplomës ; Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
c- Libreza e punës;
d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f- Çertifikatë e gjëndjes gjyqësore(dëshmia e penalitetit)
g- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.


Dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrës së burimeve njerëzore brenda datës 11.06.2024 ora 16:00.