E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Vend Vakant: Specialist I pranë Drejtorisë së Gjelbërimit Dekorativ në Sektorin e Kurorës së Gjelbër

Vend Vakant: Specialist I pranë Drejtorisë së Gjelbërimit Dekorativ në Sektorin e Kurorës së Gjelbër

Duke u mbështetur në Urdhrin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë për “Miratimin e strukturës
organike të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, me nr. 1019, datë 28.03.2024, nr.
12714/1 prot., datë 28.03.2024, , ju bëjme me dije se pozicioni i punës së Specialistit të I
pranë Drejtorisë së Gjelbërimit Dekorativ në Sektorin e Kurorës së Gjelbër është i lirë
(vakant).


Si më poshtë do të gjeni:
1. Përshkrimin e përgjithshëm të pozicionit të punës.
2. Detyrat kryesore të Specialistit I.
3. Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati
4. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.


Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës.
Specialisti I është nëpunës i nivelit ekzekutiv. Ai ka varësi direkte nga përgjegjësi i
sektorit. Zbaton me përpikmëri të gjitha detyrat të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e
punës. Ndjek teknikisht punimet në mirëmbajtjen dhe shtimin e gjelbërimit dhe hapësirave të
gjelbëra parqet e reja që jane krijuar dhe do të krijohen në territorin e Bashkisë së Tiranës,
në administrim nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

Detyrat kryesore të Specialistit I.

  1. Organizon punën për pregatitjen e dokumentacionit tekniko-financiar,
    (procesverbale mbjellje, dëmtimesh, akt-konstatime, akt-kolaudime, etj.) në
    bashkëpunim me specialistët dhe grupet e punës për çdo proces pune dhe ia paraqet
    për miratim përgjegjësit të sektorit;
  2. Përpunon dokumentacionin dhe e paraqet për miratim tek përgjegjësi i sektorit,
    sipas afateve përkatëse të miratuar në planin mujor dhe vjetor;
  3. Bashkëpunon në pregatitjen e planit mujor dhe vjetor të punimeve të sektorit;
  4. Bashkëpunon në hartimin e planit të kërkesave mujore dhe vjetore të bazës
    materiale të sektorit;
  5. Bashkëpunon në hartimin e planit mujor për nevojat e sektorit për automjete
    transporti;
  6. Bashkëpunon në pregatitjen e evidencës së punimeve mujore dhe vjetore të
    sektorit;
  7. Ndjek dhe regjistron, fletë daljet për bazën materiale, bimësinë dekorative,
    pajisjeve, etj., në sektor;
  8. Bashkëpunon në hartimin e planit të mbjelljeve të bimësisë dekorative (drurë,
    shkurre dhe lule dekorative), sipas objekteve përkatës dhe ia paraqet përgjegjësit të
    sektorit;
  9. Bashkëpunon në hartimin e shkresave të ndryshme në funksion të aktivitetit dhe
    problematikës që mbulon dhe i paraqet për miratim përgjegjësit të sektorit;
  10. Kryen sondazhe periodike në zbatim të planit mujor të hartuar dhe të miratuar
    nëpër objekte, si dhe sipas informacione të ndryshme të paraqitura pranë sektorit;
  11. Bashkëpunon me specialistët e tjerë për zbatimin e detyrave në kohë normale, por
    dhe gjatë emergjencave të ndryshme;
  12. Raporton me shkrim dhe me gojë pranë përgjegjësit të sektorit për realizimin e
    detyrave të caktuara, sipas afateve përkatëse të miratuara në planin mujor dhe
    vjetor;
  13. Merr pjesë në grupe pune, komisione të ngritura me urdhër të Drejtorit të
    Përgjithshëm.
  14. Harton dokumentacion shkresor dhe kthimin e përgjigjeve për shkresat e ardhura në
    vartësi të tematikave;
  15. Zëvendëson përgjegjësin e sektorit kur ky i fundit mungon për arsye shëndetësore
    ose për shkak të pushimit vjetor.

Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati.
a- Të zotërojë diplomë të nivelit të masterit shkencor, profesional. Preferohet të ketë
mbaruar Universitetin Bujqësor të Tiranës.

b- Aftësi teknike të veçanta; përdorimi i programeve kompjuterike.

c- Përvoja në punë: mbi 2 vite në të njëjtin pozicion ose të ngjashëm.

Dokumentacioni dhe afati i dorëzimit
a- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike, adresën
postare, letër shprehje interesi me emërtesën e plotë të pozicionit të punës;
b- Fotokopje e noterizuar e diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor); Diplomat që
janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit
përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
c- Libreza e punës;
d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f- Çertifikatë e gjëndjes gjyqësore(dëshmia e penalitetit)
g- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe
trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura
në jetëshkrim.

Dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrës së burimeve njerëzore
brenda datës 11.07.2024 ora 16:00.