E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Vend Vakant: Specialist I pranë Drejtorisë së Gjelbërimit Dekorativ në Sektorin e Prodhimit të Bimësisë

Vend Vakant: Specialist I pranë Drejtorisë së Gjelbërimit Dekorativ në Sektorin e Prodhimit të Bimësisë

Duke u mbështetur në Urdhrin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë për “Miratimin e strukturës organike të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, me nr. 1019, datë 28.03.2024, nr. 12714/1 prot., datë 28.03.2024, ju bëjme me dije se pozicioni i punës së Specialistit I pranë Drejtorisë Gjelbërimit Dekorativ në Sektorin e Prodhimit të Bimësisë është i lirë (vakant).

Si më poshtë do të gjeni:

  1. Përshkrimin e përgjithshëm të pozicionit të punës.
  2. Detyrat kryesore të Specialistit I.
  3. Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati
  4. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës.

Specialisti është nëpunës i nivelit ekzekutiv. Ai ka varësi direkte nga përgjegjësi i sektorit. Specialisti merret me mirëmbajtjen dhe menaxhimin bashkëkohor të serave, fidanishtes,shtimin e bimësisë dekorative, (lule, dru e shkurre) në hapësirën që mbulon sektori iprodhimit të bimësisë.

Detyrat kryesore të Specialistit I.

a) Ndjek dhe zbaton kalendarin e punimeve vjetore të gjelbërimit sipas stinëve, duke ju përgjigjur në kohë nevojave për drurë,shkurre dhe lule dekorative, grumbullimit të farërave, mbjelljeve të fidanëve, farishtoreve, trapiantimit të fidanëve, shërbimet kulturale, krasitjen, shartime, ujitjen, plehrimin, trajtime fitosanitare etj.

b) Ndjek dhe kontrollon cilësinë e punimeve dhe së bashku me Përgjegjësin e Sektorit Prodhim Bimësi studion dhe propozon kultivimin e llojeve të reja.

c) Merr në ngarkim inventarin e bimësisë dhe ndjek ecurinë e lëvizjes së mallit hyrjet dhe daljet jashtë Sektorit të Prodhimi Bimësise në bazë të dokumentacionit (hyrje, dalje), në baze të ligjit për administrimin e vlerave materiale dhe monetare.

d) Bën kalimet e bimësisë në kategori në bazë të parametrave dhe treguesve teknik për çdo lloj dekorativ (moshës, zhvillimit dhe vlerës dekorative).

e) Harton evidencat mujore dhe vjetore të gjendjes së mallit dhe i dorëzon ato pranë Drejtorisë së Financës.

Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati.

a- Të zotërojë diplomë të nivelit të masterit shkencor ose master profesional. Preferohet

të ketë mbaruar: Universitetin Bujqësor të Tiranës, Dega Inxhinieri Agrare.

b- Përvoja në punë; mbi 2 vite në të njëjtin pozicion ose të ngjashëm;

c- Aftësi teknike të veçanta; përdorimi i programeve kompjuterike.

Dokumentacioni dhe afati i dorëzimit

a- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike, adresën

postare, letër shprehje interesi me emërtesën e plotë të pozicionit të punës;

b- Fotokopje e noterizuar e diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor); Diplomat që

janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit;

c- përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;

d- Libreza e punës;

e- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

f- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

g- Çertifikatë e gjëndjes gjyqësore(dëshmia e penalitetit).

h- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe

trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura

në jetëshkrim.

Dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrës së burimeve njerëzore brenda datës 24.04.2024 ora 16:00.