E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Vend Vakant: Specialist I pranë Drejtorisë së Komunikimit Publik në Sektorin e Koordinimit të Projekteve

Vend Vakant: Specialist I pranë Drejtorisë së Komunikimit Publik në Sektorin e Koordinimit të Projekteve

Duke u mbështetur në Urdhrin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë për “Miratimin e strukturës organike të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, me nr. 1019, datë 28.03.2024, nr. 12714/1 prot., datë 28.03.2024, ju bëjme me dije se pozicioni i punës së Specialistit I pranë Drejtorisë së Komunikimit Publik në Sektorin e Koordinimit të Projekteve është i lire (vakant).

Si më poshtë do të gjeni:

  1. Përshkrimin e përgjithshëm të pozicionit të punës.
  2. Detyrat kryesore të Specialistit I.
  3. Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati
  4. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës.

Specialisti është nëpunës i nivelit ekzekutiv. Ai ka varësi direkte nga përgjegjësi i sektorit. Merret me koordinimin e projekteve të ndryshme që Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit realizon në bashkëpunim me komunitetin, OJF-të, biznesin dhe organizata të tjera rajonale, kombëtare, ndërkombëtare të cilët marrin pjesë si donatorë, partnerë apo palë përfituese.

Detyrat kryesore të Specialistit I.

a) Zhvillimi i politikave, planeve dhe projekteve, monitorimin dhe edukimin për

mbrojtjen e zonave të gjelbëruara, ruajtjen dhe përmirësimin e tyre, parandalimin

dhe pakësimin e rreziqeve ndaj jetës e shëndetit të njeriut, sigurimin dhe

përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së jetës së banorëve, në dobi të brezave të sotëm dhe të ardhshëm, si dhe sigurimin e kushteve për zhvillimin e qëndrueshëm të parqeve te qytetit të Tiranës dhe territoreve përreth.

b) Identifikimi i ndihmës së huaj nëpërmjet njohjes së programeve institucioneve financiare/donatorëve për Shqipërinë (pushtet vendor)

c) Koordinimi i materialeve të projekteve në nivel institucional e ndër-institucional, duke përditësuar këto materiale me institucionet përkatëse

d) Zbatimi i politikave të institucionit nëpërmjet hartimit të projekteve në mbrojtje të interesave të komunitetit dhe grupeve të interesit në bashkëpunim me sektoret e interesuar të APR-së

e) Identifikimi ideve inovative për hartimin e projekteve dhe teknologjive të reja ne zhvillimin e hapësirave të gjelbra

f) Vijimi i punës në lidhje me nismën “Dhuro një pemë” dhe nismën “Dhuro një stol”

g) Identifikimi i potencialeve për zhvillimin e parqeve në një territor të caktuar, propozimi për funksionimin më të mirë të parqeve ekzistuese;

h) promovimi në publik i zgjidhjeve të ofruara per shtimin e hapsirave te gjelbra.

i) Hartimi dhe perpunimi i materialeve grafike që kanë të bejne me hapësirat e

gjelbra, parqet dhe territoret me prespektivë kthimi në hapësira të gjelbra

j) Ështe përgjegjës për paraqitjen e projekteve sipas formateve të kërkura nga financuesit, për ndjekjen e aplikimit për financim, për ndjekjen dhe monitorimin e projekteve deri në delegimin tek strukturat direkte përgjegjëse për zbatim.

k) Kryen organizimin dhe koordinimin me të tretët (bashkëpunëtorët).

Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati.

a- Të zotërojë diplomë të nivelit të masterit shkencor ose master profesional. Preferohet

të ketë mbaruar: shkenca shoqërore, shkenca ekonomike ose të ngjashme me këto.

b- Përvoja në punë; mbi 2 vite në të njëjtin pozicion ose të ngjashëm;

c- Aftësi teknike të veçanta; përdorimi i programeve kompjuterike.

Dokumentacioni dhe afati i dorëzimit

a- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike, adresën

postare, letër shprehje interesi me emërtesën e plotë të pozicionit të punës;

b- Fotokopje e noterizuar e diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor); Diplomat që

janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;

c- Libreza e punës;

d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f- Çertifikatë e gjëndjes gjyqësore(dëshmia e penalitetit).

g- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrës së burimeve njerëzore brenda datës 24.04.2024 ora 16:00.