E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Vend Vakant: Specialist I pranë Drejtorisë së Prokurimeve Publike në Sektorin e Prokurimeve të Investimeve

Vend Vakant: Specialist I pranë Drejtorisë së Prokurimeve Publike në Sektorin e Prokurimeve të Investimeve

Duke u mbështetur në Urdhrin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë për “Miratimin e strukturës organike të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, me nr. 1019, datë 28.03.2024, nr. 12714/1 prot., datë 28.03.2024, ju bëjme me dije se pozicioni i punës së Specialistit të I pranë Drejtorisë së Prokurimeve Publike në Sektorin e Prokurimeve të Investimeve është i lirë ( vakant).

Si më poshtë do të gjeni:
1. Përshkrimin e përgjithshëm të pozicionit të punës.
2. Detyrat kryesore të Specialistit I.
3. Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati
4. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës.
Specialisti I është nëpunës i nivelit ekzekutiv dhe ka varësi direkte nga përgjegjësi i sektorit. Ai është përgjegjës për administrimin e çdo çështje që lidhet me sigurimin e zhvillimit të procedurave të prokurimit për investimet, me qëllim arritjen e objektivave dhe përmbushjen e rezultateve të kërkuara nga kjo njësi organizative nëpërmjet përdorimit efiçent dhe efikas të burimeve financiare dhe njerëzore në dispozicion të tij dhe përmbushjen e objektivave dhe misionit të Drejtorisë ku ky sektor bën pjesë.

Detyrat kryesore të Specialistit I.
1. Sigurohet për zbatimin e drejtpërdrejtë të procedurave dhe standardeve të përcaktuara në legjislacionin në fuqi;
2. Zbaton me përpikmëri përmbushjen e planit të përcaktuar nga përgjegjësi i sektorit;
3. Kontribuon sipas fushës së ekspertizës, nëpërmjet sigurimit të të dhënave të detajuara dhe analizave, të cilat mbështesin linjën e propozuar të veprimit;
4. Siguron realizimin e procedurave të prokurimit duke respektuar veprimet proceduriale dhe afatet ligjore në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi për fushën e prokurimit publik;
5. Raporton dhe përgjigjet direkt tek eprori i cili vendos mbi çështjet procedurale të lidhura me veprimtarinë e Sektorit;
6. Paraqet dokumentacionin dhe informacionin e saktë për cështje të cilat janë mbi autoritetin e tij;
6. Kryen trajnimet e nevojshme të përcaktuara nga përgjegjësi i sektorit për të rritur efikasitetin në kryerjen e detyrave të tij;
7. Identifikon dhe bën të mundur, zgjidhjen e problemeve dhe çështjeve teknike të sektorit.
8. Përfaqëson sektorin në rastet kur ngarkohet nga eprori i drejtpërdrejtë;
9. Raporton tek eprori i drejtpërdrejtë mbi ecurinë e punës dhe problemet e dala gjatë orarit të punës;   10. Zbaton rregullat e etikës dhe disiplinës në punë.

Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati.
a- Të zotërojë diplomë të nivelit të masterit shkencor, profesional. Preferohet të ketë mbaruar: shkenca juridike, shkenca ekonomike ose të ngjashme.
b- Përvoja në punë: mbi 2 vite në të njëjtin pozicion ose të ngjashëm.
c- Aftësi teknike të veçanta: përdorimi i programeve kompjuterike.


Dokumentacioni dhe afati i dorëzimit
a- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike, adresën postare, letër shprehje interesi me emërtesën e plotë të pozicionit të punës;
b- Fotokopje e noterizuar e diplomës ; Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
c- Libreza e punës;
d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f- Çertifikatë e gjëndjes gjyqësore(dëshmia e penalitetit)
g- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrës së burimeve njerëzore brenda datës 10.06.2024 ora 16:00.