E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Vend Vakant: Specialist II pranë Drejtorisë Administrim Pyje dhe Kullota në Sektorin Prodhim Shitje, Material Drusor

Vend Vakant: Specialist II pranë Drejtorisë Administrim Pyje dhe Kullota në Sektorin Prodhim Shitje, Material Drusor

Duke u mbështetur në Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Nr. prot. 23463/1, datë 28.06.2022 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit” ju bëjme me dije se pozicioni i punës së specialistit II pranë Drejtorisë Administrim Pyje dhe Kullota në Sektorin Prodhim Shitje, Material Drusor është i lirë (vakant).

Si më poshtë do të gjeni:

1.Përshkrimin e përgjithshëm të pozicionit të punës.

2.Detyrat kryesore të specialistit II.

3.Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati

4.Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës.
Specialisti është nëpunës i nivelit ekzekutiv. Ai ka varësi direkte nga përgjegjësi i sektorit. Specialisti zbaton me përpikmëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e punës së drejtorisë dhe sektorit. Ai ka për detyrë kontrollin e lëndës drusore për Entet Publike dhe popullsinë në Bashkinë e Tiranës.

Detyrat kryesore të Specialistit II.

a. Specialisti i sektorit është përgjegjës që në të gjithë frontet e punës në fushë (sharrim, stivim, ngarkim/shkarkim të materialit drusor), të sigurojë zbatimin e rregullave të sigurimit teknik dhe krijimin e kushteve për kryerjen e punës pa rreziqe;
b. Specialisti ka për detyrë udhëzimin e punëtorëve mbi përdorimin e paisjeve në punë dhe sigurisë teknike, si dhe ripërsëritjen periodike çdo vit ose dhe më shumë nëse është nevoja të udhëzimeve teknike;
c. Evidenton problematikat e hasura në fushën e druve dhë bën kërkesën për zgjidhjen e tyre pranë Përgjegjësit të Sektorit të Prodhimit dhe Shitjes së Materialit Drusor;
d. Organizon punëtorët për prerjen e lëndës drusore në fushën e magazinimit, mban proces-verbale mbi sasinë e lëndës së ardhur në fushën e magazinimit, stivosjen, dhe pregatitjen e saj për shitje;
e. Harton planin për transportimin dhe shkarkimin e lëndës drusore për te klienti dhe entet publike;
f. Bën rakordimin e faturave të materialit drusor të shitur dhe gjëndjes në fushë;
g. Bashkëpunon me punëtorët për zbatimin e detyrave në kohë normale, por dhe gjatë emergjencave të ndryshme;
h. Merr pjesë në përgatitjen e planit mujor dhe vjetor të veprimtarisë së Sektorit të Prodhimit dhe Shitjes së Materialit Drusor;
i. Paraqet për miratim projekt ide për zhvillimin e proceseve të punës në fushën e druve
j. Zëvendëson Përgjegjësin e Sektorit të Prodhimit dhe Shitjes së Materialit Drusor, kur ky i fundit mungon për arsye shëndetësore ose për shkak të pushimit vjetor.

Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati.

a- Të zotërojnë diplomë të nivelit Bachelor ose të masterit shkencor, apo master profesional të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë, me 120 kredite dhe me kohezgjatje normale 2 vite akademike, Universiteti Bujqësor i Tiranës.
b- Aftësi teknike të veçanta; përdorimi i programeve kompjuterike.

Dokumentacioni dhe afati i dorëzimit.

a- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike, adresën postare, letër shprehje interesi me emërtesën e plotë të pozicionit të punës;
b- Fotokopje e noterizuar e diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor); Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit; përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
c- Libreza e punës;
d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore; f-Çertifikatë e gjëndjes gjyqësore(dëshmia e penalitetit).
g- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrës së burimeve njerëzore brenda datës 01.03.2024 ora 16:00.