E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Vend Vakant: Specialist II pranë Drejtorisë së Administrimit të Parqeve Tematike

Vend Vakant: Specialist II pranë Drejtorisë së Administrimit të Parqeve Tematike

Duke u mbështetur në Urdhrin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë për “Miratimin e strukturës organike të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, me nr. 1019, datë 28.03.2024, nr. 12714/1 prot., datë 28.03.2024, ju bëjme me dije se pozicioni i punës së Specialist II në Sektorin Parku Rinia, Drejtoria e Administrimit të Parqeve Tematike pranë Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit është i lirë (vakant).

Si më poshtë do të gjeni:

  1. Përshkrimin e përgjithshëm të pozicionit të punës.
  2. Detyrat kryesore të Specialistit II.
  3. Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati
  4. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës.

Specialisti II është nëpunës i nivelit ekzekutiv dhe ka varësi direkte nga përgjegjësi i sektorit. Ai ideon, realizon, ndjek dhe zbaton politikat e sektorit në përputhje me prioritetet dhe objektivat funksionale të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

Detyrat kryesore të Specialistit II.

  1. Harton grafikun mujor të punës sipas turneve.
  2. Harton grafikun ditor për prezencën e punëtorëve.
  3. Kontrollon punën në park për cdo punëtor për zbatimin e detyrave të dhëna.
  4. Organizon mbarëvajtjen e punëve për ujitjen dhe gjelbërimin e Parkut Rinia.
  5. Harton dhe dërgon listprezencën mujore pranë drejtorisë së Burimeve Njerzore dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjensinë e Parqeve dhe Rekreacionit.
  6. Planifikon lejet vjetore dhe javore për secilin punëtor.
  7. Bashkë me Përgjegjësin e Sektorit hartojnë planin e muajit pasardhës, evidencën e realizimit të punimeve, shkarkimin e bazës materiale.
  8. Proçes-verbalet për mbjelljen e pemeve, shkurreve dhe luleve. Rastet e dëmtimeve të tyre. Plehun dhe ilaçet që përdoren për larjen e basenit dhe kanalit të qarkullimit.
  9. Dërgimi i dokumentacionit sipas përkatësive në drejtorinë e Parqeve Tematike ose tek Agjensia e Parqeve dhe Rekreacionit.

Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati.

  • Të zotërojë diplomë të nivelit të masterit shkencor, profesional apo Bachelor. Preferohet të ketë mbaruar: Universitetin Bujqësor, shkenca mjedisore, shkenca shoqërore ose të ngjashme me këto.
  • Aftësi teknike të veçanta: përdorimi i programeve kompjuterike.

Dokumentacioni dhe afati i dorëzimit

  • Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike, adresën postare, letër shprehje interesi me emërtesën e plotë të pozicionit të punës;
  • Fotokopje e noterizuar e diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor); Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Libreza e punës;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Çertifikatë e gjëndjes gjyqësore(dëshmia e penalitetit)
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrës së burimeve njerëzore brenda datës 03.05.2024 ora 16:00.