E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Vend Vakant: Specialist II pranë Drejtorisë së Administrimit të Pyjeve dhe Kullotave në Sektorin e Inspektimit të Tregut

Vend Vakant: Specialist II pranë Drejtorisë së Administrimit të Pyjeve dhe Kullotave në Sektorin e Inspektimit të Tregut

Duke u mbështetur në Urdhrin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë për “Miratimin e strukturës organike të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, me nr. 1019, datë 28.03.2024, nr. 12714/1 prot., datë 28.03.2024, ju bëjme me dije se pozicioni i punës së Specialistit të II pranë Drejtorisë së Administrimit të Pyjeve dhe Kullotave në Sektorin e Inspektimit të Tregut është i lirë ( vakant).

Si më poshtë do të gjeni:
1. Përshkrimin e përgjithshëm të pozicionit të punës.
2. Detyrat kryesore të Specialistit II.
3. Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati
4. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.


Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës.
Specialisti II është punonjës i nivelit ekzekutiv. Ai ka varësi direkte nga përgjegjësi i sektorit. Ai është përgjegjës për administrimin e çështjeve që lidhen me verifikimin, kontrollin dhe këshillimin e subjekteve private që kryejnë aktivitet tregtar në fushën e shitjes dhe përpunimit të materialit drusor, me qëllim respektimin e akteve ligjore në fuqi në sektorin e pyjeve.

Detyrat kryesore të Specialistit II.
1. Kryen detyrat e ngarkuara nga eprorët e tij si inspektor apo si pjesë e grupit të punës;
2. Jep përgjigje ligjore dhe teknike për problemet specifike që mbulon sipas detyrave që i ngarkohen brenda sektorit;
3. Ndjek korrespondencën që i është dhënë për trajtim, duke respektuar rigorozisht afatet e përcaktuara. Përgatit materialin dhe ia paraqet përgjegjësit të sektorit dhe drejtorit të drejtorisë;
4. Mban përgjegjësi për cilësinë dhe saktësinë profesionale të materialeve të përgatitura;
5. Monitoron dhe inspekton në terren subjektet që ushtrojnë aktivitete të grumbullimit/përpunimit apo tregtimit të materialit drusor;
6. Ndërhyn dhe sinjalizon strukturat përkatëse ligjzbatuese në rastet ku konstaton shkelje të dispozitave ligjore dhe rregullave të transportit apo të tregtimit të materialit drusor;
7. Sigurohet që inspektimi të bëhet në zbatim të Ligjit nr.57/2020 datë 30.04.2020 “Për Pyjet” dhe Ligjit nr.10433,datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë” përgjatë inspektimit në subjektet që ushtrojnë aktivitet në fushën e grumbullimit/përpunimit dhe tregtimit të materialeve drusore sipas planit të punës në ngritjen e grupeve të kontrollit;
8. Realizon proces-verbalin e konstatimit me shkelje në rastet e konstatimit të shkeljeve të akteve ligjore në fushën e tregtimit apo transportit të materialit drusor;
9. Mbikqyr të gjitha aktivitetet dhe shërbimet që ushtrohen sipas ndarjes në zona;
10. Kryen informimin e subjekteve që ushtrojnë aktivitet ekonomik në fushën e grumbullimit /përpunimit apo tregtimit të materialeve drusore për ndryshimet e akteve ligjore apo rregullave në fushën e transportit apo tregtimit të materialeve drusore;
11. Informon në mënyrë periodike ditore/mujore dhe vjetore përgjegjësin e sektorit.

Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati.
a- Të zotërojë diplomë të nivelit bachelor, master profesional ose shkencor. Preferohet të ketë mbaruar: shkenca pyjore, shkenca mjedisore ose të ngjashme me këto.
b- Aftësi teknike të veçanta: përdorimi i programeve kompjuterike.

Dokumentacioni dhe afati i dorëzimit
a- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike, adresën postare, letër shprehje interesi me emërtesën e plotë të pozicionit të punës;
b- Fotokopje e noterizuar e diplomës ; Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;           

c- Libreza e punës;
d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f- Çertifikatë e gjëndjes gjyqësore(dëshmia e penalitetit)
g- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrës së burimeve njerëzore brenda datës 11.06.2024 ora 16:00.