E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Vend Vakant: Specialist II pranë Drejtorisë së Aktiviteteve Rekreative në Sektorin e Aktiviteteve në Natyrë

Vend Vakant: Specialist II pranë Drejtorisë së Aktiviteteve Rekreative në Sektorin e Aktiviteteve në Natyrë

Duke u mbështetur në Urdhrin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë për “Miratimin e strukturës
organike të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, me nr. 1019, datë 28.03.2024, nr.
12714/1 prot., datë 28.03.2024, ju bëjme me dije se pozicioni i punës së Specialistit të II
pranë Drejtorisë së Aktiviteteve Rekreative në Sektorin e Aktiviteteve në Natyrë është i
lirë (vakant).


Si më poshtë do të gjeni:
1. Përshkrimin e përgjithshëm të pozicionit të punës.
2. Detyrat kryesore të Specialistit II.
3. Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati
4. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës.
Specialisti II është punonjës i nivelit ekzekutiv. Ai ka varësi direkte nga përgjegjësi i
sektorit. Ai ideon, realizon, ndjek dhe mbështet aktivitete dhe programe rekreative,
artistiko-kulturore, edukuese dhe ndërgjegjësimin mjedisor, promovues, informues etj në përputhje me prioritetet dhe objektivat funksionale të Agjencisë së Parqeve dhe
Rekreacionit.

Detyrat kryesore të Specialistit II.

  1. Siguron kushtet për pritje-përcjellje të realizuesve të aktiviteteve, komoditetin dhe
    moscënimin e imazhit të tyre si gjatë fazës përgatitore ashtu edhe gjatë zhvillimit të
    aktivitetit;
  2. Krijon një marrëdhënie harmonike me komunitetin gjatë zhvillimit të aktiviteteve
    me qëllim rritjen e impaktit të tyre;
  3. Identifikon dhe informon problematika të papritura që ofron terreni apo dhe
    kërkesa të papritura të realizuesve artistikë të aktivitetit;
  4. Ndjek me përgjegjësi dhe kontribuon në montimin e materialeve dhe vendosjen e
    objekteve të marra përsipër nga APR për zhvillimin e aktivitetit duke larguar edhe
    materialin e fundit drejt destinacionit.

Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati.
a- Të zotërojë diplomë të nivelit bachelor, master profesional ose shkencor.
b- Aftësi teknike të veçanta: përdorimi i programeve kompjuterike.

Dokumentacioni dhe afati i dorëzimit
a- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike, adresën
postare, letër shprehje interesi me emërtesën e plotë të pozicionit të punës;
b- Fotokopje e noterizuar e diplomës ; Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të
jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave,
sipas legjislacionit në fuqi;
c- Libreza e punës;
d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f- Çertifikatë e gjëndjes gjyqësore(dëshmia e penalitetit)
g- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe
trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura
në jetëshkrim.

Dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrës së burimeve njerëzore
brenda datës 11.07.2024 ora 16:00.