E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Vend Vakant: Specialist II pranë Drejtorisë së Gjelbërimit Dekorativ në Sektorin e Kurorës së Gjelbër

Vend Vakant: Specialist II pranë Drejtorisë së Gjelbërimit Dekorativ në Sektorin e Kurorës së Gjelbër

Duke u mbështetur në Urdhrin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë për “Miratimin e strukturës

organike të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, me nr. 1019, datë 28.03.2024, nr.

12714/1 prot., datë 28.03.2024, , ju bëjme me dije se pozicioni i punës së Specialistit të II pranë Drejtorisë së Gjelbërimit Dekorativ në Sektorin e Kurorës së Gjelbër është i lirë (vakant).

Si më poshtë do të gjeni:

  1. Përshkrimin e përgjithshëm të pozicionit të punës.
  2. Detyrat kryesore të Specialistit II.
  3. Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati
  4. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës.

Specialisti II është nëpunës i nivelit ekzekutiv. Ai ka varësi direkte nga përgjegjësi i sektorit. Zbaton me përpikmëri të gjitha detyrat të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e punës. Ndjek teknikisht punimet në mirëmbajtjen dhe shtimin e gjelbërimit dhe hapësirave të gjelbëra parqet e reja që jane krijuar dhe do të krijohen në territorin e Bashkisë së Tiranës, në administrim nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

Detyrat kryesore të Specialistit II.

  1. Organizon punën për pregatitjen e dokumentacionit tekniko-financiar,(proces verbale mbjellje, dëmtimesh,akt konstatime, akt kolaudime, etj) në bashkëpunim me specialistët dhe grupet e punës për çdo proces pune dhe ia paraqet për miratim Përgjegjësit të Sektorit Kurora e Gjelbër.
  2. Ndjek dhe rregjistron urdhër dorëzimet, fletë hyrjet dhe fletë daljet për bazën materiale, bimësinë dekorative, pajisje, etj.
  3. Bashkepunon ne hartimin e planit të mbjelljeve të bimësisë dekorative (drurë, shkurre dhe lule dekorative), sipas objekteve .
  4. Në zbatim të planit mujor të hartuar dhe të miratuar kryen sondazhe të herëpashershme nëpër objekte, si dhe informacione të ndryshme të paraqitura pranë Sektorit Kurora e Gjelbër.
  5. Raporton me shkrim dhe me gojë pranë Përgjegjësit të Sektorit Kurora e Gjelbër për realizimin e detyrave të caktuara, sipas afateve përkatëse të miratuara në planin mujor dhe vjetor.
  1. Ndjekjen e detyrave për zbatimin e teknikave në proçeset e punës, në objektet e parqeve ekzistues, parqeve të reja, pyllin orbital, serave dhe fidanishtes, që administrohen dhe mirëmbahen nga sektorët e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.
  2. Bën azhornimin e inventarit fizik të objektit që ka në administrim dhe inventarin e ri shoqëruar me proçes verbalet e dëmtimeve.

Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati.

a- Të zotërojë diplomë të nivelit të masterit shkencor, profesional apo Bachelor.

Preferohet të ketë mbaruar Universitetin Bujqësor të Tiranës, Dega Hortikulturë.

b- Aftësi teknike të veçanta; përdorimi i programeve kompjuterike.

Dokumentacioni dhe afati i dorëzimit

a- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike, adresën

postare, letër shprehje interesi me emërtesën e plotë të pozicionit të punës;

b- Fotokopje e noterizuar e diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor); Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;

c- Libreza e punës;

d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f- Çertifikatë e gjëndjes gjyqësore(dëshmia e penalitetit)

g- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrës së burimeve njerëzore brenda datës 24.04.2024 ora 16:00.