Vijojnë punimet për përfundimin e Pistës Olimpike të Vrapimit!
Vijojmë punën për përfundimin e Pistës Olimpike të Vrapimit në Parkun e Madh të Liqenit, një aset i shtuar për qytetin dhe komunitetin! Zona e dedikuar totalisht atletikës me kushtet dhe infrastrukturën e nevojshme për stërvitje “shkrihet” gjithashtu me natyrën, duke garantuar jo vetëm pistën e duhur për sportistët, por edhe një pikë mjaft tërheqëse për frekuentuesit e parkut!