
Xhilton dhe familja mbollën një pemë ulliri në Parkun e Madh të Liqenit!
Një pemë ulliri mund të rrojë përgjithnjë duke ngulur rrënjët e saj thellë në tokë, ashtu si kujtimi për Emanuelën në zemrat e të afërmve të saj të dashur! Ndaj Xhilton dhe familja mbollën një pemë ulliri në Parkun e Madh të Liqenit, duke i dhuruar kështu gjelbërim të përhershëm e jetëgjatësi parkut dhe qytetit!