“Zëri i Artit – Mozaik që Flet”
Art që përfshin, bashkon dhe flet për të gjithë. 
Një ditë ndryshe sot në Qendrën Burimore për Nxënësit që Nuk Dëgjojnë, e mbushur me emocione, krijimtari dhe frymëzim. Së bashku përjetuam fuqinë e artit për të komunikuar përtej fjalëve, në praninë e të ftuarit special, mjeshtrit të mozaikut Saimir Strati.
Faleminderit mjeshtri i mozaikut Saimir Strati, artist shqiptar i njohur ndërkombëtarisht dhe fitues i disa Rekordeve Botërore Guinness, i cili me talentin dhe përkushtimin e tij e ka kthyer mozaikun në një art që flet shqip dhe dëgjohet në gjithë botën.
Të gjithë bashkë, arti flet.
