Zogjtë shtegtarë mbi liqen!
Liqeni i Tiranës, strehë për qindra shpendë ujorë. Sipas Qendrës për Studimin dhe Ruajtjen e Shpendëve të Shqipërisë (Shpendët e Shqipërisë/Bird of Albania), 3160 shpendë uji janë numëruar së fundmi në Liqenin e Tiranës, siç e cilëson kjo qendër, një vend i shkëlqyer për kundrimin e shpendëve, pasi krahas shpendëve të ujit ka larmi edhe të harabelorëve.