E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Kisha e Shën Prokopit

Kisha e vjetër:

Kisha e Shën Prokopit e ka origjinën rreth dy shekuj më parë dhe është kisha e parë orthodokse në Tiranë, pas pushtimit osman. Ajo iu kushtua Shën Prokopit, dëshmor i fesë së krishterë, i cili konsiderohet si shenjti mbrojtës i Tiranës dhe përkujtohet çdo vit më 8 korrik.

Kisha e parë e Shën Prokopit u ngrit aty ku sot është oborri i Presidencës dhe ka funksionuar deri në vitin 1938, kur në bazë të planit rregullues të Tiranës së Re u shpronësua dhe u prish.

Kisha e re e Shën Prokopit u ndërtua me të ardhurat e shpronësimit të kishës së vjetër dhe me ndihmën e popullit të Tiranës. Kisha u projektua dhe u drejtua nga ing. ark. Skënder Luarasi, dhe u zbatua nga sipërmarrja Lucca & C. Milano. Ndërtimi nisi më 1940, vit kur u vendos guri i themelit, dhe u përurua më 20 Maj 1945 nga Kryepeshkop Imzot Kristofori, me pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e pleqësisë kishtare dhe nën kujdesin e kishës së Tiranës.

Në vitin 1967, edhe kisha e Shën Prokopit pati fatin si të gjitha objektet e tjera të kultit. Në vend të saj u ngrit kafe-restorant “Liqeni”. Çka mbeti prej kishës së Shën Prokopit iu kthye funksionit të mëparshëm vetëm pas gati 30 vjetësh, më 1993-shin, por me pamje tërësisht të ndryshuar.