Nga 14 Shkurti 2019 Parkut të Liqenit i shtohet një tjetër atraksion, “Moli i Varkave”, dhuratë nga Banka Amerikane e Investimeve. Me një flotë prej 10 varkash nga të cilat tre me vela dhe 14 kanoe, rikthejmë pas shumë vitesh shëtitjet me varka në liqen. Pranë molit të varkave gjendet dhe instalacioni në formë zemre, ku çdo çift mund të vendos simbolin e dashurisë së tyre. Investimet e kryera e kanë kthyer Parkun e Madh të Liqenit Artificial në destinacionin më të preferuar për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë, por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.