Vendimi nr. 68 dt 27. 06.2024
“PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 41, DATË 23.09.2015, TË KËSHILLIT BASHKIAK, “PËR RIORGANIZIMIN E DREJTORISË SË PËRGJITHSHME NR. 1 TË PUNËTORËVE TË QYTETIT DHE KRIJIMIN E AGJENCISË SË PARQEVE DHE REKREACIONIT”, TË NDRYSHUAR”
Vendimi nr. 35 datë 28.03.2024
“Për ndryshim të taksave e tarifave”
Vendim nr. 86 datë 9.09.2024
“Për pagat e institucioneve të varësisë”
Vendimi nr. 86 datë 09.09. 2024
“Për emërtimin e Amfiteatrit “Mirush Kabashi”
Ligji Nr. 60/2016 PËR SINJALIZIMIN DHE MBROJTJEN E SINJALIZUESVE I ndryshuar me ligjin nr. 150/2020, datë 17.12.2020
Urdhëri Nr. 26779, datë 03.07.2019
VKB Nr. 49, datë 26.04.2018
VKB Nr. 55, datë 26.04.2018
“Për kalimin e Bandës Frymore nga Qendra Kulturës “Tirana” pranë Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit”.
VKB Nr. 88, datë 26.07.2017
“Për një shtesë në Vendimin e Këshillit Bashkiak Nr. 41, datë 23.09.2015 “Për riorganizimin e Drejtorisë së Përgjithshme Nr.1 të Punëtorëve të Qytetit dhe krijimin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit”.
VKB Nr. 108, datë 28.09.2017
VKB Nr. 36, datë 05.04.2017
Urdhëri Nr. 2306, datë 19.01.2017
mbi “Delegimin e kompetencave Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit për pajisjen me lejë kalimi në raste përjashtimore për subjektet e veçanta, për disiplinimin e hyrje – daljeve në Parkun e Madh të Liqenit Artificial në Tiranë”.
Urdhër i Brendshëm i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Nr. 23432, datë 13.06.2017
“Për Marrjen në shfrytëzim e mirëmbajtje të investimeve për kënde sportive dhe lodrave për fëmijë”.
Autorizim Nr. 30483, datë 21.08.2017
“Për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e pasurisë me emërtimin “Klubi Sportiv Dinamo” Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, deri në kryerjen e procedurave për përcaktimin e strukturës përgjegjëse për administrim”.
VKB Nr. 28, datë 23.05.2016
“Për kalimin e funksioneve të mirëmbajtjes së rrugëve rurale, ujitjes dhe kullimit pranë D.P.N.2, si dhe Administrimit të Pyjeve dhe Kullotave, pranë Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit”.
VKB Nr. 33, datë 23.05.2016
“Për instalimin e veprës së artit “Reja” të arkitektit Sou Fujimoto në lulishten pranë Galerisë Kombëtare të Arteve dhe administrimin e saj nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, Bashkia e Tiranës”.
Urdhëri Nr. 30075, datë 07.10.2016 i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës
“Për krijimin e sheshit rekreativ në Njësinë Administrative Kashar, Tiranë”.
Vendim Nr. 816 datë 16.11.2016
VKB Nr. 27, datë 30.04.2007
“Mbi caktimin e territorit të Parkut të Madh të Liqenit Artificial si zonë me trafik të kufizuar”.
Detyrat funksionale të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit:
- Administrimi dhe mirëmbajtja e parqeve memoriale (Varrezat e Dëshmorëve Tiranë dhe Pezë), brenda territorit të Bashkisë së Tiranës.
- Zhvillimi, administrimi dhe mirëmbajtja e parqeve rekreative, historike dhe natyrore brenda territorit të Bashkisë së Tiranës.
- Kthimi i parqeve, nëpërmjet planifikimit dhe projekteve, në zona rekreative të frekuentueshme nga çdo grupmoshë.
- Mbrojtja e kurorave të gjelbërta dhe inspektimi i respektimit të zonave të gjelbërta brenda territorit të Bashkisë së Tiranës.
- Administrimi i aseteve rekreative e sportive (terrene, kënde, salla, pishina, fusha, palestra, sheshe, vegla e pajisje, pista e shtigje, ambjente rekreative e sportive) që ndodhen në territorin e Bashkisë së Tiranës.
- Nxitja, promovimi, mbështetja dhe organizimi i aktiviteteve rekreative e sportive për fuqizimin e jetesës aktive nëpërmjet edukimit e sensibilizimit për një jetesë të shëndetshme.
- Mbrojtja dhe zhvillimi i pyjeve dhe kullotave.
- Organizimi dhe implementimi i planeve operacionale të mbarështrimit të pyjeve.
- Organizimi i shërbimit pyjor dhe inspektimit të pyjeve dhe kullotave.
- Mbrojtja e fondit pyjor e kullosor nga faktorët e ndryshëm biotikë dhe abiotikë dhe marrja e masave për përmirësimin e gjendjes.
- Mbarështimi i fondit pyjor dhe kullosor brenda territorit administrativ nëpërmjet hartimit, përditësimit dhe monitorimit të planit të mbarështimit dhe kullotave.
- Hartimi i planeve operacionale për aktivitetet vjetore në pyje dhe kullota, bazuar në të dhënat e planit të mbarështimit të pyjeve dhe kullotave.
- Përgatitja e projekt-planit vjetor buxhetor për të plotësuar nevojat financiare të operacioneve dhe masave teknike, të parashikuara për t’u kryer në sipërfaqet dhe fondin pyjor/kullosor në pronësi, për vitin pasardhës buxhetor.
- Hartimi i projekteve tekniko-ekonomike të zbatimit për realizimin e masave të rekomanduara ose planifikuara nga planet e mbarështimit, për trajtimin e pyjeve dhe kullotave, si dhe për punimet e tjera dhe ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme.
